BallinaVendiAktualitetLamallari prezanton drejtorin e ri të AMP-së, Klevis Qose

Lamallari prezanton drejtorin e ri të AMP-së, Klevis Qose

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ministri Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, prezantoi drejtorin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Klevis Qose, duke theksuar rëndësinë e forcimit të standardeve të integritetit dhe transparencës në strukturat e Policisë së Shtetit.

Gjatë prezantimit, Lamallari falënderoi ish-drejtorin e AMP-së, Eduart Merkaj, për punën dhe kontributin e tij në drejtimin e institucionit, duke vlerësuar seriozitetin dhe rolin e tij në konsolidimin e mekanizmave të llogaridhënies.

Ministri u shpreh se drejtuesi i ri i agjencisë merr detyrën në një moment të rëndësishëm për forcimin e kontrollit të brendshëm dhe rritjen e standardeve profesionale në polici.

Sipas Lamallarit, prioritet mbetet rritja e transparencës, mbikëqyrja më e fortë e strukturave policore dhe garantimi i integritetit institucional.

Ai theksoi se angazhimi për vetëpastrimin e Policia e Shtetit është i panegociueshëm, duke paralajmëruar se çdo person që cenon besimin e qytetarëve dhe imazhin e uniformës nuk do të ketë vend në radhët e policisë.

Lamallari shtoi se Ministria e Brendshme do të vijojë forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe ndëshkimit, me synim ndërtimin e një policie profesionale, të pastër dhe në shërbim të qytetarëve.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë