BallinaVendiAktualitetAbuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

Publikuar më

spot_imgspot_img

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë.

Prokurori Dritan Prençi kërkoi 34 vite e gjashtë muaj burgim kundër 23 të pandehurve. Ndaj  zëvendës rektorit Ilir Kapaj u kërkua dënimi me 1 vit e gjashtë muaj burgim dhe nëse gjendet fajtor vendosja e tij nën shërbim prove për 24 muaj.

Për zv rektoren tjetër Romiona Koto, u kërkua dënimi me 1 vit burg për t’ju konvertuar në 150 orë shërbim prove.

Për administratorin e  universitetit Edmond Tërthorja prokurori kërkoi dënimin e tij me tre vjet burg, t’i ulet një e treta e dënimit dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite.

Pjesa më e madhe e dënimeve të kërkuara nga prokurori dhe konkretisht ndaj 19 të pandehurve ishte sugjerimi për dënimin me punë publike dhe shërbim prove.

SPAK konsideron si shkelje të barazisë në tendera procedurat që u ndoqën për nëntë procedurat e prokurimit mbajtur gjatë 2020 duke nisur nga ideimi i projekteve, përgatitja e kushteve teknike dhe specifike deri sigurimi i fondeve ndërsa konsideron sit ë implikuar edhe profesorë të tjerë që u përfshinë si anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave. Vetëm pesë nga të akuzuarit janë veçuar nga të tjerët pasi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm.

Artikujt e fundit

Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur...

Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë

Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që...

Qytetari: Prona nuk është kthyer/ Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Me kë po flet?! Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

Gjatë diskutimit me banorët e Zvërnecit, kryeministri Edi Rama është përplasur me një qytetar,...

“Më vrau kur thatë se toka është e trashëguar”/ Rama i përgjigjet qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, unë s’jam takuar kurrë me...

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me qytetarët e Zvërnecit përpara organizimit në...

Më shumë