BallinaVendiAktualitet“Ka 19 muaj pa takuar prindërit e sëmurë”, Balliu pas takimit me...

“Ka 19 muaj pa takuar prindërit e sëmurë”, Balliu pas takimit me Metën në burgun 313: E vetmja qeli që nuk ka sinjal për të thirrur oficerin

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas përfundimit të takimit me ish-presidentin Ilir Meta, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu nga burgu 313 dha një prononcim për mediat, ku tregoi kushtet e qelisë ku qëndron kreu i PL-së.

Demokrati u shpreh se qelia e Metës është e vetmja në gjithë burgun që nuk ka sinjal për të thirrur oficerin e policisë. Po ashtu, sipas tij, Meta ka 19 muaj që nuk ka takuar prindërit e tij të sëmurë, ndërsa shtoi që edhe komunikimet me Tedi Blushin nuk i ka në mënyrë direkte.

Sa i përket pamjes fizike dhe shëndetësore, Balliu theksoi se ish-presidenti është në ‘top formë’.

Kisha dëshirë ta sqaroja për disa gjëra, por më sqaroi mua ai. E vetmja qeli në të gjithë burgun që nuk punon sinjali për të thirrur oficerin e policisë për një arsye që mund të ketë i burgosuri, vetëm kaq mjafton për të treguar se sa në imtësi ata merren me këto çështje.

Ilir Meta i përballon të gjitha, edhe atë kafazin që kërkojnë ta mbajnë me zor gjatë gjyqit. Ai kërkon atë që është më minimalja: komunikimin me deputetët e tij. Edhe me kreun e grupit parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, duhet të flasë nëpërmjet dikujt tjetër, sepse nuk e lejojnë të flasë në mënyrë direkte.
Prej 19 muajsh nuk takon prindërit e tij që janë të sëmurë. Ai kërkon që seancat të jenë publike, që qytetarët të dëgjojnë ku Ilir Meta ka vjedhur qoftë një 1 cent të shtetit shqiptar. Qeveria po bën çmos që seancat gjyqësore të jenë të fshehta. Ju kujtoj Navalnyn, që iu dha e drejta për intervistë; Ilir Metës nuk i jepet mundësia.

E vetmja gjë që ai kërkon është transparenca me qytetarët. Nuk është këtu për vjedhje, por për denoncimin e aferave korruptive të Edi Ramës. Ndodhet prej gati 2 vitesh në paraburgim, pa asnjë akuzë.
Meta i ka ndjekur reagimet, mund t’ju them që është në ‘top formë’ për betejën. Ai i ndjek të gjitha, është super i qartë. Patjetër që çdo gjë që ndërmerr qeveria e bën prej frikës, sepse s’kanë gjetur asgjë. Për këtë arsye nuk duan që t’i bëjnë seancat publike.”, tha ai.

Artikujt e fundit

I komunikohet akuza, Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

Hetuesit e BKH i kanë komunikuar sot akuzën e shkeljes së barazisë në tendera...

Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se do duhet të kthehet edhe një herë Bordi...

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Më shumë