BallinaVendiPolitikëDorëzoi dosjen e kandidimit për kreun e PD, mjekja: Kam respekt për...

Dorëzoi dosjen e kandidimit për kreun e PD, mjekja: Kam respekt për Berishën, nëse demokratëve u intereson një figurë e papërlyer, të më votojnë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Në limitet kohore të përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit për garën për kreun e PD-së, në selisë blu është paraqitur mjekja Mereme Sela.

Ajo paraqiti dosjen e saj të kandidimit, për të cilën tha se sekretari organizativ Ervin Minarolli i kishte sugjeruar ta linte te recepsioni.

Sela tha se ka qenë kandidate e primareve në qarkun e Durrësit në vitin 2025, teksa shtoi se angazhimin e saj në PD e ka prej vitit 2014.

“Role drejtuese nuk më është dhënë asnjëherë. Unë garoj për kryetare e Partisë Demokratike dhe në qoftë se popullit i intereson shëndeti, arsimi, fëmija, jam një nga personat me gjithë background-in e duhur. Unë edhe në primaret në qarkun e Durrësit kam kërkuar që të gjithë kandidatët të prezantojnë programin e tyre. I kam lexuar kriteret”, thotë doktoresha e QSUT-së.

“Kam shumë respekt për Doktorin sepse e kam koleg, profesor. Unë betejën e kam: nëse popullit dhe anëtarësisë i intereson një person me figurë të pastër, e papërlyer, pa asnjë lloj impakti për të gjithë shqiptarët, jam unë. Po të duan, le të më votojnë. Dy shtyllat kryesore janë shëndetësia dhe arsimi”.

Artikujt e fundit

I komunikohet akuza, Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

Hetuesit e BKH i kanë komunikuar sot akuzën e shkeljes së barazisë në tendera...

Nafta shkon 214 lekë për litër, Braçe: Të kthehet Bordi i Transparencës, rritja është e qëllimshme

Deputeti socialist Erion Braçe thotë se do duhet të kthehet edhe një herë Bordi...

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që...

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Më shumë