BallinaUncategorizedMuçi, asistenti virtual i Drejtorisë së Tatimeve, mund ta pyesni për TVSH,...

Muçi, asistenti virtual i Drejtorisë së Tatimeve, mund ta pyesni për TVSH, detyrimet dhe dokumentet! U frymëzua nga tatimori i rigonit në Sarandë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Muçi është asistenti virtual i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, i cili do t’ju vijë në ndihmë të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që kanë paqartësi me dokumentet tatimore, fermerët që duan autofaturë apo edhe detyrimet mbi tatim-fitimin.

I frymëzuar nga tatimori i Sarandës që i kërkonte Bardhës, një shitëse në tregun e qytetit bregdetar, faturë dhe etiketë për origjinën e rigonit që mblidhte në malë, Muçi virtual është konceptuar për të ndihmuar bizneset.

Tatimpaguesit mund t’i drejtohen me pyetje të veçanta, si: Kur përfitohet kompensimi 10% për TVSH? Çfarë dokumentacioni duhen dorëzuar nga fermerët? Si llogaritet detyrimi i ri për tatim mbi fitimin? Sa është detyrimi për fermerët që shesin me autofaturë?

Muçi, asistenti virtual i Drejtorisë së Tatimeve

“Përshëndetje! Unë jam Muçi, asistenti juaj për tatimet”, është mesazhi me të cilin asistenti virtual mirëpret përdoruesit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve synon që përmes asistentit virtual, të krijohet një kanal më i drejtpërdrejtë komunikimi mes administratës dhe bizneseve. Muçi është një version i ngjashëm i Diellës, në portalin qeveritar e-Albania.

spot_img

Artikujt e fundit

Kryeministri Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në do t’i përmbyllim sipas kalendarit të përcaktuar

Kryeministri Edi Rama është i bindur se Shqipëria do t’i përmbyllë negociatat e anëtarësimit...

Shenim i Albania Today/Thirrjet e Vrenozit pêr kupolën, si zëri i ndërgjegjes demokrate

Ilir Vrenozi është ndoshta demokrati më i famshëm në Shqipëri pas Sali Berishës. Ai...

Protestuesit shkatërruan hyrjen dhe hollin kryesor, Ministria e Ekonomisë shpall tender për të lyer muret dhe pastruar shkallët; duhet dhe tavan i varur gipsi...

Ministria e Ekonomisë ishte një institucionet që u shënjestruar nga protestuesit gjatë ditëve të...

Më shumë

Kryeministri Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në do t’i përmbyllim sipas kalendarit të përcaktuar

Kryeministri Edi Rama është i bindur se Shqipëria do t’i përmbyllë negociatat e anëtarësimit...

Shenim i Albania Today/Thirrjet e Vrenozit pêr kupolën, si zëri i ndërgjegjes demokrate

Ilir Vrenozi është ndoshta demokrati më i famshëm në Shqipëri pas Sali Berishës. Ai...