BallinaVendiAktualitetGjyqi për “Partizanin”/ Zbardhen diskutimet, Gjokutaj: A e keni vënë në dijeni...

Gjyqi për “Partizanin”/ Zbardhen diskutimet, Gjokutaj: A e keni vënë në dijeni Ramën për kallëzimin? Balla: Nuk i kam marrë ndonjëherë leje

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla dëshmoi për mbi tre orë në GJKKO, si dëshmitar në cilësinë e kallëzuesit për dosjen “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerë.

Avokati i Sali Berishës e ka pyetur Ballën nëse ky i fundit e ka vënë në dijeni kryeministrin Edi Rama lidhur me kallëzimin në fjalë.

Pjesë nga diskutimet në gjyq:

Gjyzari: E di kur është ndërtuar për herë të parë në këto territore, kur është dhënë leje ndërtimi, për herë të parë?

Balla: E keni në kallëzimin tim pas vitit 2011, kur bashkia e Tiranës drejtohej nga Lulzim Basha.

Gjyzari: Kur është dhënë leje ndërtimi?

Balla: I pandehuri ka ndërtuar pas vitit 2011.

Gjyzari: Cilat janë procedurat për leje ndërtimi?

Balla: S’kam dijeni.

Gjyzari: Çfarë lidhje ka kryeministri Berisha në lidhje me njohjen, kthimin dhe privatizimin e pronës?

Balla: Ka firmosur vendimet e Këshillit të Ministrave në dyshimet e mia, për të gjitha këto faza. I keni edhe në kallëzimin tim.

Genc Gjokutaj: A mban mend sa ka qenë diferenca kohore nga koha kur është nisur kallëzimi me kohën e mbërritjes?

Balla: Nuk e mbaj mend, fiks di që ka qenë mes nëntorit.

Gjokutaj: I mbani mend dispozitat që i keni kallëzuar?

Balla: Korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre e të tjera.

Gjokutaj: Për aktin e aktit e kërkesës për gjykim jeni njohur?

Balla: E kam ndjekur nga mediat, por nuk jam njohur, nuk kam dijeni, pse është publike?

Gjykata: Jo, nuk është publike.

Gjokutaj: Ju i referoheni medias në shumë raste, çfarë lloji formash ishin këto media?

Balla: Media dixhitale.

Gjokutaj: E njihni shtetasin Edi Rama?

Balla: Po.

Gjokutaj: Ju thatë që e keni ndjekur këtë rast në mënyrë sistematike apo kur ju ka rënë rasti?

Balla: Të gjitha gjërat i kam ndjekur në mënyrë sistematike.

Gjokutaj: A keni kryer ndonjë veprim për ta penguar këtë procedurë, privatizimin?

Balla: Në nderin e madh që më kanë zgjedhur qytetarët, e kam ngritur këtë çështje në foltoren e Kuvendit dhe si qytetar i përgjegjshëm kam bërë edhe kallëzim penal.

Gjokutaj: E e keni vënë në dijeni Ramën për këtë kallëzim?

Balla: Jo fare, nuk e kam vënë.

Gjokutaj: A keni dijeni që kryetari juaj, Rama, ka firmosur për këtë çështje?

Balla: Ju përgjigja dhe të pandehurit, nuk kam qenë në dijeni.

Gjokutaj: Dëshmitari thotë që qëllimi ishte interes publik, këtë shqetësim a ja ka paraqitur kryetarit të tij?

Balla: As për këtë kallëzim, as për kallëzime të tjera, nuk i kam marrë ndonjëherë leje kryetarit të partisë.

Genc Gjokutaj: E njihni shtetasin Edi Rama?

Balla: E njoh patjetër. E njoh në mënyrë sistematike.

Gjokutaj: A keni kryer veprime konkrete për të parandaluar procedurën e korrupsionit që pretendoni, a keni kryer veprime për këtë çështje, për këtë leje?

Balla: E kam ngritur këtë çështje në Parlamentin shqiptar. Pastaj kam bërë detyrën time si qytetar, duke bërë kallëzimin.

Gjokutaj: Ka një problem, që ai ka firmosur kthimin e këtij klubi sportiv në terren ndërtimi, është kryetari juaj. Rrëfimi juaj sot bie ndesh me veprimin që ka kryer kryetari i tij.

Balla: As për këtë kallëzim, as për kallëzime të tjera, nuk kam marrë leje nga kryetari i partisë.

Gjergji Hyso, avokati i Xhimi Begeja: A keni akt të shkruar që është bërë shpronësimi i tokës nga qeveria italiane?

Balla: E nderuar gjykatëse, i jam përgjigjur disa herë kësaj pyetjeje. E thashë, e kam parë në media këtë.

Hyso: Pse s’keni kallëzuar bashkëpronarët e tjerë nëse kanë marrë një tokë që nuk u takon?

Balla: Ju thashë, nuk i dija bashkëpronarët e tjerë, se po t’i kisha, do t’i kisha bërë.

Xhimi Begeja: E dini dëshmitar për çfarë jam i kallëzuar unë?

Balla: Nuk më kujtohet vepra për të cilën ju kam kallëzuar.

Begeja: Prej teje jam unë këtu.

Begeja: Më ke kallëzuar për përvetësim prone, pastrim parash, grup kriminal? Për këto?

Balla: I kam sqaruar, nuk të kam kallëzuar për grup kriminal.

Begeja: A ka qenë president i klubit Partizani Albert Xhani?

Balla: Kam dëgjuar që ka qenë dikur.

Begeja: E dini që ka qenë president i klubit Partizani Paro Laci?

Balla: Di që ka qenë aty, por s’e di saktësisht çfarë funksioni ka pasur.

Sokol Hazizaj, avokati i Fatmir Bektashit dhe shoqërisë “Kontakt Shpk”: Si e keni verifikuar se aeroporti i Tiranës shtrihej në këto prona?

Balla: Nga faktet e bëra publike në media.

Hazizaj: Ju thatë që kallëzimin tuaj e dërguar me një punonjës të Kuvendit. Kallëzimi juaj sa njerëzor dhe sa politik është?

Balla: Kallëzimi është si qytetar.

Hazizaj: E njihni zotin Fatmir Bektashi?

Balla: Kallëzimin e kam bërë në vitin 2020, nga të dhënat që kanë dalë, kompania Homeplan kishte një kompani mëmë. Aty ka dalë emri i kësaj kompanie.

Artikujt e fundit

E PAZAKONTË/ PS dhe PD bashkojnë votat për të zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Bashkiak të Fierit

Një zhvillim i pazakontë politik është shënuar në Këshillin Bashkiak të Fierit, ku këshilltarët...

Balla përballet me “Berishën” për 4 orë/ Dosja “Partizani”, dëshmon kreu i grupit të PS që bëri padinë: Tretjen e dheut e thashë për...

Një përballje afro 4 orëshe midis dëshmitarit Taulant Balla që si kallëzues për privatizimin...

Tritan Shehu: Dorëzohet në Kuvend projektligji për ‘mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore’

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka njoftuar se në Kuvend është dorëzuar projektligji ‘për...

Pranverë me dëborë/ Zbardhen zonat malore të Kukësit, nuk shkaktohen probleme në qarkullim

Reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në veri të vendit, kryesisht në zonat malore...

Më shumë

E PAZAKONTË/ PS dhe PD bashkojnë votat për të zgjedhur kryetarin e ri të Këshillit Bashkiak të Fierit

Një zhvillim i pazakontë politik është shënuar në Këshillin Bashkiak të Fierit, ku këshilltarët...

Balla përballet me “Berishën” për 4 orë/ Dosja “Partizani”, dëshmon kreu i grupit të PS që bëri padinë: Tretjen e dheut e thashë për...

Një përballje afro 4 orëshe midis dëshmitarit Taulant Balla që si kallëzues për privatizimin...

Tritan Shehu: Dorëzohet në Kuvend projektligji për ‘mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga propaganda gjinore’

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka njoftuar se në Kuvend është dorëzuar projektligji ‘për...