Sot pritet të jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, shoferi i dehur i cili përplasi për vdekje dy të mitur në Durrës dhe plagosi rëndë një tjetër.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, seanca pritet të nisë rreth orës 11:00.
Edhe në njoftimin zyrtar, policia e Durrësit theksoi se shoferi ishte i dehur pas kryerjes së testit të alkoolit, ndërsa shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit mbi mjetin.
Gjithashtu, nga verifikimet e historikut të drejtuesit të automjetit rezulton se ky shtetas është ndëshkuar më parë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, konkretisht për parakalim të gabuar, në vitin 2020, dhe për tejkalim të shpejtësisë, dy herë, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj, në vitin 2022.


