BallinaVendiAktualitet“Mos na fajësoni ne…”/ Fëmijët e Nikoll Radaçit flasin pas tragjedisë në...

“Mos na fajësoni ne…”/ Fëmijët e Nikoll Radaçit flasin pas tragjedisë në Durrës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një reagim ka ardhur nga fëmijët e Nikoll Radaçit, të cilët kanë folur për Shqipëria Live pas tragjedisë së rëndë në Durrës. Ata kanë kërkuar ndjesë publike për ngjarjen që tronditi opinionin, ndërsa njëkohësisht kanë bërë thirrje që të mos fajësohen për veprimet e të atit.

Në deklaratën e tyre, ata theksojnë se që prej arrestimit nuk kanë pasur asnjë kontakt me babanë, duke nënvizuar se ai duhet të përballet me pasojat ligjore të veprimeve të tij. Në fillim të reagimit, ata shprehen:

“Në radhë të parë, duam t’u japim ngushëllime familjeve të viktimave. Në emrin tim dhe të familjes sime, dua të kërkoj falje publike për tragjedinë e rëndë që ka ndodhur. Aksidenti i shkaktuar nga babai ynë ka marrë jetën e dy fëmijëve të pafajshëm dhe nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë dhimbjen që kjo ngjarje ka shkaktuar te familjet e tyre dhe te të gjithë ne si shoqëri. Ngjarjen e morëm vesh nga media. U shokuam, sepse bëhej fjalë për jetë njerëzish dhe, mbi të gjitha, për fëmijë të mitur.

I kemi ndjekur detajet dhe prononcimet në media. Ato janë diçka për të cilat çdo njeri ka mendim të ndryshëm. I kuptojmë njerëzit që janë kaq të irrituar, por kjo po ndikon shumë keq edhe te ne si fëmijë, sepse ishte një gabim individual dhe mediat, duke folur më shumë, po na godasin edhe ne si fëmijë.

Ne nuk po mbrojmë aktin, babai ynë do të marrë dënimin e merituar për këtë gabim që ka bërë. Ju lutem na kuptoni, jemi të shkatërruar. Me babin nuk kemi pasur kontakt tani që është arrestuar. Po, është e vërtetë që jemi larguar nga shtëpia për arsye sigurie, sepse është një rast i rëndë dhe nuk ishte e sigurt jeta jonë që pas asaj tragjedie që ndodhi, ne të rrinim aty, pasi i kemi shumë afër njerëzit e viktimave. Mesazhi ynë për ta është: Nga zemra kërkojmë falje.

E dimë që asnjë fjalë nuk mund ta zbusë dhimbjen që po kalojnë, por ne ndajmë me ta këtë dhimbje. Jemi njerëz dhe, mbi të gjitha, jemi fëmijë… dhe e kuptojmë sa e rëndë është kjo humbje. Po, ka pasur raste që ai konsumonte alkool. Për sa i përket pjesës së shpejtësisë, e kemi marrë si informacion nga policia që i është hequr patenta, por dua të shtoj edhe diçka që është folur shumë: pse ne nuk e kemi ndaluar.

Ne i kemi thënë që të ketë kujdes kur të jetë me makinë. Nuk mund të na fajësoni ne si fëmijë, pasi edhe ne punojmë dhe nuk mund të jemi gjatë gjithë kohës në prani të babit për të parë nëse është i alkoolizuar. Në shumë raste jemi munduar t’ia shpjegojmë dhe ta ndalojmë, por nuk mund të ndalojmë dot veprimet e tij, pasi nuk jemi gjithmonë të pranishëm”, shprehen ata.

Artikujt e fundit

Komision deri në 50 %/ AK: Si i rrjep Raiffeisen qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë

Një hetim i thelluar i Autoritetit të Konkurrencës ka hedhur dritë mbi një skemë...

“Mos hyni sërish në moçal”, Irani paralajmëron SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri iranian i Jashtëm, Abbas Araghchi, i lëshoi një paralajmërim Shteteve të Bashkuara dhe...

Aksidenti tragjik në Durrës/ “Ishte problematik”, banorët pretendonin se ishin ankuar për Nikollë Radaçin, AMP nis hetimet për efektivët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve...

Merret masa për Nikoll Radaçin, autori i aksidentit tragjik në Durrës lihet në burg

Autorin i aksidentit fatal me dy viktima në Durrës, Nikoll Radaçi është lënë në...

Më shumë

Komision deri në 50 %/ AK: Si i rrjep Raiffeisen qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë

Një hetim i thelluar i Autoritetit të Konkurrencës ka hedhur dritë mbi një skemë...

“Mos hyni sërish në moçal”, Irani paralajmëron SHBA dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri iranian i Jashtëm, Abbas Araghchi, i lëshoi një paralajmërim Shteteve të Bashkuara dhe...

Aksidenti tragjik në Durrës/ “Ishte problematik”, banorët pretendonin se ishin ankuar për Nikollë Radaçin, AMP nis hetimet për efektivët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka nisur hetimet për veprimet dhe mosveprimet e punonjësve...