BallinaVendiPolitikëVENDIMET/ Rama bën ndryshime në qeveri, emëron zv/ministren e re të Bujqësisë....

VENDIMET/ Rama bën ndryshime në qeveri, emëron zv/ministren e re të Bujqësisë. Firmoset largimi i zv/ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit (EMRAT)

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimet për ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Sipas vendimeve të fundit të KM, mësohet se zv/ministrja e re e Bujqësisë do të jetë Tana Kika.

Po ashtu, Rama ka firmosur largimin e zv/ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Blerta Rama.

Vendimet e plota:

  • Miratimin e listës I të barnave të rimbursueshme, që tregtohen në farmacitë e spitaleve.

-Miratimin e listës II të barnave, që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

-Miratimin e masës së mbulimit të çmimeve të barnave të rimbursueshme, të renditur sipas klasifikimit ATC, në masën 50% – 100%, sipas grupeve terapeutike dhe barnave, të përcaktuara.

-Miratimin e marzheve të tregtimit për barnat e listës së rimbursueshme, përkatësisht, në masën 8% për tregtimin me shumicë dhe 24% për tregtimin me pakicë.

-Miratimin e marzheve të diferencuara të tregtimit me shumicë dhe me pakicë për disa barna të listave I e II.

  • “Për miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së fondeve të dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, shfuqizohet. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për zbatimin e këtij vendimi.
  • Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Platformës Elektronike të Raportimit Financiar (në vijim PERF). Institucioni administrues i PERF është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
  • Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, për Qendrën Kombëtare të Kinematografisë.
  • Miratimin e metodologjisë së vlerësimit të profilit të rrezikut të furnitorëve dhe ofruesve të pajisjeve të rrjetit 5G.
  • Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim rruga Kashar-Nyja Vaqarr, fazat I dhe II”.
  • Transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve Shqiptare”, me NIPT: M01917011D, të pronave shtetërore, për realizimin e projekteve të investimit “Qendra e Shërbimeve Publike Palasë” dhe “Copëzat”.
  • Transferimin në pronësi të Bashkisë Durrës të pasurive me nr.83/1 dhe nr.83/2, zona kadastrale 8315, sipas formularit dhe planeve të rilevimit për t’u përdorur për realizimin e funksioneve të shërbimit funeral për zgjerimin e varrezave publike.
  • Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Delvinë.
  • Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Konispol.
  • Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Pogradec.

Emërmime dhe shkarkime

Znj. Tana Kika emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Znj. Blerta Rama, zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë.

spot_img
PërmesBalkanWeb

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...