Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se e kanë kthyer Shqipërinë në funksion të interesave personale dhe klienteliste.
Gjatë fjalës së tij, Gjekmarkaj u ndal te çmimi i karburanteve, duke theksuar se nafta në Shqipëri tregtohet më shtrenjtë se në çdo vend të rajonit, ndërsa qytetarët dhe fermerët, sipas tij, nuk marrin asnjë mbështetje apo rimbursim.
Ai kritikoi politikat ekonomike të qeverisë, duke i cilësuar ato në dëm të qytetarëve dhe në favor të një grupi të ngushtë përfituesish.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë,
Të nderuar kolegë,
Ka momente kur një vend nuk bllokohet vetëm nga trafiku edhe pse ai e karakterizon Shqiperine si trajektore milingonash !
Bllokohet nga korrupsioni, bllokohet nga paaftësia, bllokohet nga klientelizmi, bllokohet nga deliret!
Reja e hutimit bie mbi të gjithë nga zhurma , llakerdia që shet ëndrra luksi mbi një realitet shuarje.
Sot Shqipëria është një vend i bllokuar.
I bllokuar në rrotacion politik!
I bllokuar në rrugët që fillojnë e nuk mbarojnë kurrë, i bllokuar nga çmimi i naftes , i bllokuar nga mungesa e sigurisë se udhetimit !
Të vret pijaneci , te vret krimineli, te vret i droguari, të vret adoloshenti i perkedheluar, të vret syshkelja e segmenteve të korruptuara të policisë, të vret mungesa e standarteve në rruge, fakte keto qe e kane shnderruar jeten e qytetarit në vlerë relative ndersa rastesine e fatin në absolute!
Shqiperi është një vend i bllokuar në ekonomi ku mungojne shanset e barabarta per biznesin, shanset ekzistojne vetem per klientet e qeverise!
Shqiperia eshte nje vend bllokuar në drejtësi e cila perdoret kunder lidershipet te opozites po bllokohet me fuqine e kartonit kur ajo tenton te veproje ndaj Qeverise!
Shqiperia eshte nje vend i bllokuar nga mashtrimet e përditshme të një qeverie që nuk ndërton prioritete kombëtare, por monumente propagande dhe sulmon te verteten me çdo instrument dhe me korin e bretkocave!
Shikoni absurdin ku kemi mbërritur.
Në nje kohe krize pas bllokimit te Hormuzit çmimet e naftës, energjisë dhe jetesës janë rritur prej saj , po kudo jane më të ulëta e po kaq të rimbursueshme nga qeverite e ndryshme , qytetarët shqiptarë paguajnë ndër karburantet më të shtrenjta në rajon me pagat më të ulëta në kontinent, puaguajnë më shtrenjt se Kosova, më shtrenjt se Maqedonia, më shtrenjt se Mali i Zi !
Nafta në Shqiperi është çeshtje monopoli ! Dordomuzet abuzojne me Hormuzin!
Bash ne kete moment kur kjo qeveri e cila u ka mbyllur gojen artisteve shqiptare , duke i lene te vetmuar në marxhinat e mbijeteses , ku shume prej tyre gjallojne vetem me dasma mendon të ndërtojë një stadium te perkohshem 50 milionë eurosh për një këngëtar që vjen nga Amerika i cili shquhet per predikimet e tij kunder hebrejve , i ndaluar ne shume vende te botes !
Pesëdhjetë milionë euro!
Një çmenduri por ne vendin tone çmendurite vijne nga pasioni qe pushtetaret kane per korrupsionin!
Ai i ben ata të guximshem, fantaziste, atlete , edepseze te pakonlurueshem!
Do të ishte shume më mirë të na kendonte ketu në sallë Ministri Gonxhe do na binte shume me lire e mbase na argeton me shume me sfumaturat e zerit te tij virtuoz!
Në një vend ku rrugët kombëtare janë plagë të hapura.
Në një vend ku veriu trajtohet si periferi elektorale.
Në një vend ku shqiptarët e Veriut e ata te Kosovës presin me orë të tëra në ferrin e trafikut çdo sezon turistik sic eshte aksi i tmerrshem Milot -Balldren ! Le tu kujtojme qe paguajne dy here traun!
Po ama 50 milion jepen per spektakël. Për alegri qeveritare. Për një tjetër histori që nesër mund të dalë histori korrupsioni.
Por problemi nuk është vetëm stadiumi.
Problemi është filozofia e kësaj qeverie: gjithçka që prodhon iluzione
ka prioritet; gjithçka që i shërben qytetarit shtyhet pafund.
Rruga Milot–Balldren.
Prej vitesh dëgjojmë të njëjtën fjali:
“Për dy javë hapet tenderi.”
“Për pak ditë nis puna.”
“Shumë shpejt fillon projekti.” Se fundi keto fjali magjike i shqiptoi me nje lehtesi te paperballueshme te qenies se tij politike edhe ministri Karakaçi !
Dhe çfarë kemi marre nder vite?
Fjale qe i merr era dhe nje bllokim torturues .
Keta e kane desemantizuar gjuhen shqipe, e kane zhveshur ate nga kumti, nga thelbi nga aftesia komunikuese!
Ndërkohë, kostoja?
374 milionë euro për vetëm 17 kilometra rrugë!
Një shifër që në çdo vend normal europian do të shkaktonte hetim parlamentar, revoltë publike dhe dorëheqje qeveritare.
Këtu paraqitet si sukses.
Kjo nuk është infrastrukturë europiane.
Kjo është ekonomia e korrupsionit.
Sepse korrupsioni nuk vjedh vetëm para.
Korrupsioni vjedh kohë.
Vjedh zhvillim.
Vjedh jetë njerëzish dhe te venos traun e trete ne veri !
Sa familje kanë humbur orë të tëra në trafik, tani deri ne teror eshte e pamundur te udhetosh per ne lezhe, shengjin, apo shkoder nje kalvar i vertete! Nje fyerje e pamerituar!
Sa turistë largohen të zhgënjyer?
Sa biznese humbasin?
Sa aksidente ndodhin në rrugë të papërfunduara?
Shqipëria sot nuk ka vetëm rrugë që zgjasin me vite.
Ka edhe rrugë që nuk bëhen kurrë.
Nuk shkon dot në veri se mbetesh ne Milot !
Nuk shkon dot në Korçë, sepse bllokohesh në aksin e Elbasanit apo ne Qafe-Plloçë!
Nuk shkon dot në Vlorë, sepse për 6 kilometra në hyrje të Durrësit duhen dy vite punime.
Dy vite për 6 kilometra!
Kjo është metafora perfekte e kësaj qeverie: shumë zhurmë, shumë tabela, shumë dronë propagande… dhe pak Shqipëri reale.
Veriu diskriminohet prej vitesh.
Kosovarët trajtohen si turistë sezonalë që duhen duruar, jo si vëllezër që lidhin ekonominë dhe kombin shqiptar.
Korridori kryesor europian i veriut vazhdon të mbetet peng i vonesave, interesave dhe aferave. Kjo ndodh pas 14 vitesh qeverisje socialiste! Socializmi juaj eshte shakaja me e madhe e kohrave moderne! Shakaxhinj te Perparimit do na kujtonte prelati e poeti Noli !
Filozofi francez Montesquieu shkruante se:
“Kur korrupsioni hyn në qeveri, ligjet bëhen dekor dhe pasuria publike bëhet plaçkë.” Ketu miratohen ligje me ritem fabrike qe pakush e merr vesh çfare jane , por nje Shqiperia qe kafshohet shihet nga toka deti e ajri, nje Shqiperi qe shemtohet nga vdekja urbane eshte bere pjese e jetes sone ! Tirana te ofron vetem kulla ajer te ndotur kafe e llafe do thoshte Fishta!’
Dhe pikërisht këtë po jetojmë sot.
Një shtet ku projekti nuk matet me dobinë publike, por me fitimin privat.
Një shtet ku kilometri i rrugës kushton si tunel alpin europian, por përfundon si koncept mitologjik i kalebdave greke.
Një shtet ku qytetari paguan gjithmonë tre herë: një herë me taksa një herë me kohën e humbur dhe nje here tjeter me cilesine e keqe te cdo sherbimi !
Por historia ka treguar diçka tjetër:
Asnjë qeveri e korruptuar nuk është e përjetshme.
Sepse ekziston një forcë më e madhe se propaganda.
Më e madhe se paratë.
Më e madhe se arroganca e pushtetit.
Është forca e qytetarëve që nuk pranojnë më të heshtin.
Vaclav Havel thoshte:
“Fuqia e të pafuqishmëve lind kur njerëzit refuzojnë të jetojnë në gënjeshtër.”
Dhe protesta pikërisht këtë bën.
Protesta është momenti kur qytetari i zakonshëm i thotë pushtetit:
“Nuk keni të drejtë të talleni më me ne.”
Ndaj protesta nuk është problem.
Protesta është shenjë shprese.
Vetëm vendet e vdekura nuk protestojnë.
Vetëm shoqëritë që kanë humbur besimin nuk reagojnë më.
Kur protestohet, do të thotë se ende ekziston ndërgjegjja qytetare.
Kur protestohet, do të thotë se ende ekziston besimi se Shqipëria mund të bëhet më mirë.
Kur protestohet, do të thotë se qytetarët nuk duan të jenë viktima e spektatore të korrupsionit.
Dhe sot shqiptarët kanë të drejtë të zemërohen. Skalionet e te zemeruarve po rriten cdo dite!
Sepse nuk kërkojnë luks.
Kerkojne drejtesi normale
Zgjedhje normale
Kërkojnë rrugë normale.
Kërkojnë shtet normal qe taksat e tyre mos te pasurojne klientet e qeverise po te jene dobi publike! Ata kerkojne
Ekonomi qe i mban bijet e bijat e tyre ketu dhe nuk i shnderron ne shtegtar pa atdhe!
Kërkojnë një Shqipëri ku prioritet është qytetari, jo Kryeministri .
Ky vend nuk ka nevojë për stadiume propagande.
Ka nevojë për rrugë që bashkojnë shqiptarët.
Ka nevojë për investime që zhvillojnë ekonominë.
Ka nevojë për një qeveri që mat suksesin me jetën e njerëzve, jo me videot në rrjetet sociale. Ky vend ka nevoje per institucione qe respektojne opoziten dhe qe nuk e burgosin ate!
Dhe deri atëherë, protesta mbetet rruga e vetme morale.
Sepse aty ku protestohet, ka ende shpresë.
Aty ku qytetarët ngrihen, demokracia ende merr frymë.
Aty ku njerëzit refuzojnë të nënshtrohen, Shqipëria ende nuk është dorëzuar.
Ju faleminderit.


