BallinaRajoni & BotaSamiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët

Samiti i NATO-s në Suedi, Rubio: Trump është i zhgënjyer me aleatët

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ministrat e Jashtëm të NATO-s janë mbledhur për një takim dyditor në Helsingborg të Suedisë, boshtin e të cilit e përbën nevoja urgjente për diskutime lidhet kryesisht me të ardhmen e ushtarëve amerikanë në Europë si dhe mbështetja për Ukrainën.

Samiti mbahet në sfondin e disa krizave ndërkombëtare. Fillimisht, ky takim ishte menduar si një përgatitje për samitin e aleancës në fillim të korrikut në Ankara, por lufta e Iranit dhe deklaratat për tërheqje të pjesshme të trupave amerikane në Europë, kanë ndikuar në ndryshimin e rendit të ditës. Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio e bëri të qartë që në mbërritje se vend i tij është i zhgënjyer, dhe se pret përfitime për SHBA-në, në të kundërt, anëtarësia vihet në pikëpyetje. Rbuio fillimisht përcolli falënderime për palën suedeze për mikpritjen, pas kësaj i ashpërsoi tonet shumë shpejt.

“Samiti i ardhshëm i NATO-s në Ankara do të jetë një nga samitet më të rëndësishme në historinë e aleancës. Atje do të marrë drejtim zhgënjimi i presidentit Trump me reagimin e NATO-s ndaj operacioneve amerikane në Lindjen e Mesme. Kjo nuk është diçka do të zgjidhet sot. Është diçka për t’u diskutuar në nivel liderësh”, deklaroi Marco Rubio.

Rubio u ndal edhe te njoftimi i fundit mbi dislokimin e trupave në Poloni, duke theksuar se SHBA-ja ka “angazhime globale” që kërkojnë një vlerësim të vazhdueshëm të vendosjes së forcave.

“Ky nuk është ndëshkim, por është një proces i vazhdueshëm dhe i nisur që përpara,” tha ai, duke sinjalizuar gjithashtu hapje për bashkëpunim me NATO-n në industrinë e mbrojtjes.

Ekspertët pohojnë se toni i Rubios lidhur me samitin e Ankarasë tingëllon pothuajse si një paralajmërim, ndërsa tema e “zhgënjimit” amerikan me NATO-n duket se do të dominojë diskursin transatlantik në javët në vijim.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë