BallinaVendiPolitikëNë garë me veten, Berisha voton dhe sulmon Salianjin: Proces shembullor, ai...

Në garë me veten, Berisha voton dhe sulmon Salianjin: Proces shembullor, ai është përfaqësues i krimit

Publikuar më

spot_imgspot_img

Sali Berisha ka votuar në zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, ku emri i tij është i vetëm në listë, pasi të gjithë kandidatët e tjerë u përjashtuan nga gara.

Ai e cilësoi procesin shembullor, teksa u premtoi demokratëve se do të përmbushë me përkushtim detyrimet e tij ndaj qëndrimit të tyre.

Përshëndes të gjithë demokratët që kanë votuar deri tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor, në të cilin në mënyrën më demokratike referendare i shprehim besimin ose shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo edhe kundër tij. Ftoj demokratët që ende nuk kanë votuar të përmbushin detyrimin e rëndësishëm statutor ndaj një procesi më demokratik që ekziston në disa parti moderne europiane dhe botërore. Sepse pjesa tjetër duartrokasin në sallë zgjedhjen e tyre.
Do të përmbush me përkushtim detyrimet e mia ndaj qëndrimit të tyre
”, tha ai.

I pyetur mbi fotot e publikuara nga Ervin Salianji në të cilat demokratët kishin shkruar emrin e tij, Berisha e akuzoi atë si një përfaqësues të botës së krimit.

Besoj se përpëlitjet e një përfaqësuesi të botës së krimit, nuk mundet të përlyejnë këtë proces më demokrat në Shqipëri përfaqësuesit e botës së krimit nuk do kenë vend kurrë në këtë parti. Ndarja jonë me botën e krimit, është ndarje me jetë e vdekje, askush nuk mund të mendojë se të konsiderojë fuqi në këtë parti, fuqinë e krimit”, u shpreh Berisha.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë