BallinaVendiPolitikë“Garë e kontrolluar nga Berisha”/ Salianji nxjerr videon: Në referendumin e PD...

“Garë e kontrolluar nga Berisha”/ Salianji nxjerr videon: Në referendumin e PD votuan vetëm 5 mijë vetë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ervin Salianji doli në një konferencë për mediat ku komentoi referendumin e zhvilluar të shtunën në Partinë Demokratike, proces nga i cili Sali Berisha u rikonfirmua në krye të partisë.

Salianji hodhi dyshime mbi pjesëmarrjen e anëtarësisë në votim, duke pretenduar se shifrat e publikuara nga drejtuesit e PD-së nuk pasqyrojnë realitetin, duke publikuar videot e kamerave të sigurisë përpara degës së PD-së në Durrës.

Sipas tij, në proces kanë marrë pjesë jo më shumë se 5 mijë anëtarë, ndryshe nga pretendimi zyrtar për rreth 37 mijë votues.

Ish-deputeti demokrat e cilësoi referendumin si një proces pa garë reale dhe tha se një pjesë e madhe e demokratëve e kanë refuzuar atë duke mos marrë pjesë.

“Duke e braktisur Sali Berishën në farsën e vet për të uzurpuar PD. Kamerat e degës së Durrësit ka vetëm një hyrje, shifra të dhëna zyrtarisht ishin 37 mijë, janë të ekzagjeruara dhe shpikje siç gjithë kjo farsë. Fatkeqësisht për të gjithë qytetarët ajo që ndodhi me PD dhe me këtë proces nuk kishte të bënte me një garë politike por një garë e kontrolluar nga Sali Berisha. Shkeli standardet më bazike të PD. U përjashtova unë që lejohesha të kandidoja me statut dhe u lejua Berisha që nuk duhej. Çdo vendim i marrë nga Berisha është nuk. Kandidatura alternative u penguan.

Sapo kam nisur të shpreh kritikat për drejtimin e PD, ka nisur një batare me sulme jo vetëm për të mbytur mendimin ndryshe për të trembur dhe çdo konkurrent potencial. E kemi ndjekur që afatet dhe procedurat u trajtuan pa transparencë. U shpik një term referendum që nuk ekziston në statut. Në vend që PD të hapej pas humbjes së zgjedhjeve u trajtua partia si dyqan si biznes që sjellë të ardhura. Një parti që nuk pranon garën nuk mund të bindë as shqiptarët. Kërkojmë standarde demokratike nuk mund të jemi si Edi Rama. Problemi nuk është një individ, duke qenë se jem 36 vite pas rënies së diktaturës. Përpjekja ime ka qenë që të shembim një model politik që qëndron me forcë. Demokratët nuk kanë sakrifikuar për vendime që merren nga një rreth i mbyllur. Ne kemi nevojë për një PD ku respektohen rregulla. Ku gara është reale dhe askush nuk është mbi statutin”, u shpreh Salianji.

Artikujt e fundit

Hitaj takim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, porosi uniformave blu në prag të sezonit turistik: Kujdes me zjarret

Sezoni turistik, siguria në shkolla, siguria rrugore, parandalimi i zjarrvënieve, performanca, reagimi, shërbimi sa...

Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt/ Seanca shtyhet në 10 qershor, pezullohen afatet e paraburgimit për kryebashkiakun

Në GJKKO është mbajtur procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të...

Operacioni i SPAK, Braho jep detaje: 15 masa, janë sekuestruar rreth 1 milion euro

Kreu i SPAK, Klodjan Braho në konferencën e përbashkët për shtyp me Antimafian Italiane...

Tatimet nisin kompensimet nga DIVA edhe për individët pa zbritje shpenzimesh për fëmijët

Në muajin mars pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore (DIVA 2025)...

Më shumë