BallinaRajoni & Bota“Po i testoja, ne kemi qenë gjithmonë pranë tyre”/ Trump nuk i...

“Po i testoja, ne kemi qenë gjithmonë pranë tyre”/ Trump nuk i kursen kritikat për vendet e NATO-s: Nuk do vija fare nëse samiti nuk do mbahej në Turqi

Publikuar më

spot_imgspot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendet anëtare të NATO-s për mungesën e mbështetjes gjatë konfliktit me Iranin, duke deklaruar se ishte “shumë i zhgënjyer” nga qëndrimi i aleatëve.

Gjatë një deklarate për mediat në Ankara, në krah të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, Trump tha se kishte “testuar” aleatët për të parë nëse do të qëndronin pranë SHBA-së në një moment të vështirë.

“Isha duke i testuar njerëzit. Doja të shihja nëse do të ishin aty për ne, sepse prej kohësh kam thënë se ne i ndihmojmë ata, por nuk jam i sigurt nëse ata do të ishin aty për ne,” u shpreh Trump.

Presidenti amerikan kritikoi faktin që disa vende të NATO-s zgjodhën të mos përfshiheshin në konfliktin me Iranin.

“Nuk u trajtuam mirë. Madje, nuk doja as ndihmën e tyre, pasi ata thanë se nuk do të ishin aty. Ne kemi investuar triliona dollarë në NATO për të mbrojtur vendet europiane dhe të tjerët,” deklaroi ai.

Trump përmendi me emër Italinë, Gjermaninë dhe Francën, duke thënë se ato refuzuan të mbështesnin Shtetet e Bashkuara.

“Italia na refuzoi, Gjermania na refuzoi dhe Franca na refuzoi. Është në rregull, por pse ne shpenzojmë qindra miliarda dollarë, ndërsa ata nuk janë aty për ne? Ne kemi qenë gjithmonë pranë tyre,” tha presidenti amerikan.

Ai komentoi edhe vendimin e kryeministrit britanik në largim, Keir Starmer, për të lejuar përdorimin e bazave ajrore britanike nga forcat amerikane vetëm për sulme me karakter mbrojtës ndaj Iranit, duke e cilësuar këtë si një vendim “shumë jopopullor”.

Trump shtoi gjithashtu se, nëse samiti i NATO-s nuk do të zhvillohej në Turqi, mund të mos kishte marrë pjesë fare në të.

“Nëse samiti nuk do të mbahej në Turqi, ku miku im është një lider shumë i fortë, është e mundur që nuk do të kisha ardhur,” tha ai, duke iu referuar presidentit turk RecepRexhep Taip Erdogan.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...