Dita e dytë e samitit të Ankarasë nisi me pritjet zyrtare të krerëve të shteteve anëtare të Aleancës, të cilët bënë edhe fotot e rastit në krah të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s dhe Presidentit të Turqisë.
The Guardian ka publikuar disa nga fotografitë pikante të kësaj ceremonie.
Media britanike ndalet te veshja e kryeministrit Rama, i cili edhe në këtë ceremoni ka zgjedhur atletet e bardha, në vend të këpucëve të zeza.
“Në lajmet e modës së samitit të NATO-s, kryeministri shqiptar Edi Rama është shfaqur me atletet e tij karakteristike ngjyrë të bardhë borë”, shkruan Guardian.
Kjo media i ka kushtuar gjithashtu vëmendje syzeve të Presidentit të Francës, Macron.
“Nuk pati ndonjë zhvillim të rëndësishëm gjatë mbërritjeve, por vlen të përmendet se presidenti francez, Emmanuel Macron, është rikthyer të mbajë syzet e tij karakteristike aviator, madje edhe në ambiente të mbyllura. Kur u shfaq për herë të parë me to në World Economic Forum Annual Meeting në fillim të këtij viti, u tha se arsyeja ishte një enë gjaku e çarë në sy. Pamja e tij tërhoqi shumë vëmendje dhe solli një valë porosish të reja për prodhuesit e syzeve që ai mban. Ai ka rreth një javë që i mban sërish. A mund të jetë rikthyer problemi me syrin?”, pyet The Guardian.






