BallinaVendiAktualitet“Ngjarja u bë motiv ndasie e egër, furi dhune ndaj një koncerti”/...

“Ngjarja u bë motiv ndasie e egër, furi dhune ndaj një koncerti”/ Kanye West në Tiranë, Rama: Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për koncertin e Kanye West në Tiranë, e cila u shoqërua me polemika të shumta nga qytetarët.

Rama tha se ngjarja u bë motiv ndasie shumë e egër, ku  sipas tij “një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti”.

“Ngjarja u bë një motiv ndasie shumë të egër, ku një furi dhune dhe marrëzie u lëshua kundër një koncerti. U bë një jetë që sa herë jam përpjekur të bëj diçka të bukur, kam dëgjuar të njëjtin refren, populli s’ka bukë, s’na duhen fasadat, pensionistët po vdesin, varfëria është në kulm, s’duam koncerte. Pas klithmës së kundërshtisë fillojnë llogaritë absurde, me kaq lek do të merrte kaq ky, kaq ai, e me radhë.

Në pamje të parë kjo qasje duket sikur ha debat, dhe demagogët që mbushin pasqyrat e kanaleve socialeve, çeret e verosura për popullin, duket sikur po thonë diçka që bën sens, por në të vërtetë përtej hipokrizisë së tyre, që është marramendëse ky është një keqkuptim themelor për mënyrën se si zhvillohet një vend dhe rritet një ekonomi.

Zhvillimi nuk është një bukë me një madhësi fikse, ku çdo euro që ndahet për një koncert i hiqet një pensionisti, një të sëmuri apo nxënësi. Zhvillimi është aftësia për ta bërë bukën më të madhe, që në ndarjen më pas të ketë më shumë për të gjithë”, tha Rama.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë