BallinaVendiSocialeKur “zemrat” në Instagram përfundojnë në dyert e gjykatave/ Në vit procedohen...

Kur “zemrat” në Instagram përfundojnë në dyert e gjykatave/ Në vit procedohen 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Kaloi nga rrjetet sociale në…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Të dhënat zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme tregojnë se për një vit iu referuan dhomave penale në gjykata 961 të mitur që kishin statusin e të pandehurit.

Një ndër adoleshentet që u procedua ishte ajo e klientes së avokatit Lorenc Danaj, e cila kishte statusin edhe të të akuzuarës, edhe të viktimës. Gjimnazistja u përfshi në përleshje masive mes vajzash pas një mosmarrëveshjeje me bashkëmoshataret për simbolin e zemrës që e kishte klikuar në Instagramin e të dashurit të njërës prej tyre.

“Ka qenë i njëjti rast, konflikt i lindur përmes Instagramit, i cili ka pasuar me veprime dhune të mëpasme me njëra-tjetrën. Nuk ka fokusuar në ndërgjegjësimin në gjykatë dhe situata ngelët shqetësuese për këto grupmosha”, tha avokati Lorenc Danaj.

Ndërkohë gazetarja Anila Hoxha e pyeti avokatin nëse janë shfaqur të penduara gjatë kohës që po hetohej apo kur u avancuan hetimet.

“Nuk pati asnjë moment me akulpa për asnjërën palë, edhe ky është problemi më shqetësues për këto raste”, tha avokati Lorenc Danaj.

Për konfliktin që u kategorizua tek dëmtimet me dashje, pasi të dyja palët kishin dhunuar njëra-tjetrën, gjykata i ftoi për ndërmjetësim. Por asnjëra prej tyre nuk pranoi.

Qendra për Parandalimin e Krimeve tek të Miturit thotë se vazhdimisht është përdorur nga drejtësia këshillimi.

“Ana tjetër e kësaj medaljeje është se në Shqipëri nuk ka një sistem rehabilitimi për këto raste, e cila pasohet edhe me mosedukimin, riedukimin e tyre pas kësaj kundërvajtjeje penale”, tha avokati Lorenc Danaj.

Në një vit për 521 të mitur drejtësia ka vendosur masën e shmangies, për 90 të tjerë këshillim, për 408 paralajmërim me shkrim dhe ndaj 811 ishin prokuroritë që shpallën mosfillim të hetimeve.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...