BallinaVendiPolitikë“Jeni mësuar me modelin e biznesmenit që i kërkoi ‘Taulanti’ 100 mijë...

“Jeni mësuar me modelin e biznesmenit që i kërkoi ‘Taulanti’ 100 mijë euro”, Balla përplaset me Kaprin, i nxjerr SMS-të: Mu lute të ruaja votat nga komisionerët e PD

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pavarësisht se mungojnë deputetët e PD, në seancën e sotme në Kuvend nuk mungojnë debatet. Protagonistë së fundmi janë bërë deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Kapri: Jeni bërë qesharakë, vetë flisni, vetë votoni dhe vetë duartrokisni njëri-tjetrin. Parlamenti është i opozitës, të paktën na jepni fjalën kur e kërkojmë. Z.Balla, akuzat tuaja ndaj kreut të Partisë Mundësia janë kthyer në një Agronofobi, frikë ndaj Agron Shehajt. Nuk do të na e mbyllni dot gojën. Ju nuk jeni mësuar me një model biznesmeni që krijon vende pune dhe paguan miliona euro taksa. Jeni mësuar me modele çantash, siç doli ai përgjimi i famshëm: Jam Taulanti, dua 100 mijë euro. Dhe e çoi çantën ai biznesmeni se mendoi se ishte vërtet Balla. Vazhdo me bixhozin në mes të Europës, por qytetarët kanë dalë në shesh dhe nuk do t’ju lejojnë më.

Balla: Të fala Gones. O Gone, i vetmi deputet që ka ardhur me asistent me vete je ti. Hapu pak ti fotograf se dua ta shoh pak këtë. Kur numëronim votat, më fusje miq që t’i thonim numëruesve tanë të ruante votat se po t’i vishte PD. Është e vërtetë apo jo, turp të kesh. Ti dhe miqtë e tu nuk kishit besim te numëruesit e PD dhe më kërkove me mesazh: Të lutem më ruaj votat se po mi vjedhin. Dhe votat t’i mbrojtën numëruesit e PS dhe ti erdhe në këtë sallë. Në këtë kuadër, unë mendoj se koha që partitë të numërojnë vota duhet të marrë fund. Po të isha prej teje do të flisja për këtë, jo të mbroja kryetarin e partisë. Edhe shtëpia e Madonnës, 115 metra katror nuk do të bënte 15 milionë euro, pavarësisht famës që ka marrë Gonia. Pavarësisht se simbol i protestës ishte flamingo, do të konsideroja edhe një kalë të bardhë të bukur. Dhe te ky kali, ti, Gonia dhe kali, jeni si ajo miza në fundshpinën e kalit. Dhe unë respektoj kalin, por mizën atje. Unë nuk ju njoh juve si përfaqësues të protestës. Unë nuk di që qenka herezi që disa shokë të ulen privatisht duke parë një ndeshje futbolli, duke konsumuar 250 mililitra birrë dhe vetëm një maskara e quan skandal të luash me letra. Unë kam edhe foto të tij duke luajtur me letra, por nuk e nxjerr këtu.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...