BallinaUncategorized“Partia Demokratike nuk është një alternativë”, Ylli Manjani: Dinë vetëm të kundërshtojnë,...

“Partia Demokratike nuk është një alternativë”, Ylli Manjani: Dinë vetëm të kundërshtojnë, me në krye Flamur Nokën

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ylli Manjani, i ftuar në emisionin NOW me Erla Mëhillin në Euronews Albania, tha se nëse Partia Demokratike ka si objektiv ardhjen në pushtet dhe shfaqet si alternativë, atëherë kjo është zgjedhja më e keqe që ka bërë. Sipas tij, drejtuesit aktualë nuk ofrojnë mendim politik alternativ, por janë thjesht reagues, dinë të kundërshtojnë, të protestojnë dhe kriteri i përzgjedhjes është sa “këllqe” ke për të reaguar. Manjani shtoi se kryereaguesi është Flamur Noka, por alternativa mbetet një pikëpyetje e madhe që e ndan partinë.

Ai theksoi se një parti matet me produkt dhe solli shembuj nga zgjedhjet e fundit. Në vitin 2017 PD reagoi fort ndaj reformës në drejtësi, por mori vetëm 450 mijë vota. Në vitin 2021, Lulzim Basha ndryshoi strategjinë, e shndërroi PD-në në një parti alternative dhe arriti rezultatin më të mirë me 622 mijë vota. Pas periudhës së Bashës, PD u kthye sërish te reagimi, duke u lidhur me LSI-në, dhe në zgjedhjet e vitit 2025 votat ranë në 528 mijë.

Manjani nënvizoi se rritja dhe rrudhja e votave lidhet me perceptimin publik nëse shihet partia si forcë që mund të vijë në pushtet apo jo. Sipas tij, ky është faktori që përcakton rezultatin elektoral të Partisë Demokratike.

Në qoftë se PD-ja do, pra ka në objektivin e vet ardhjen në pushtet, pra shfaqet si alternativë, atëherë kjo është zgjedhja më e keqe që kanë bërë.

Asnjëri nga këto unë s’di të ketë ndonjë mendim politik alternativ. Janë gjithë reagues, janë aty sepse dinë të reagojnë, dinë të kundërshtojnë, dinë të protestojnë. Dhe kjo është gjithë historia e përzgjedhjes, kriteri i përzgjedhjes është sa këllqe ke për të reaguar dhe këtu bie dakord plotësisht që kryereaguesi është Flamur Noka.

Kurse alternativë, pikëpyetje shumë e madhe dhe kjo e ndan partinë. Një parti matet me produkt. Shiheni çfarë ka ndodhur në tre zgjedhjet e fundit. Në vitin 2017 Partia Demokratike ishte ende afër fytyrave dhe organizimit, por në formë reaguese. Kemi parasysh sa kishin dalë nga reagimi mbi reformën në drejtësi dhe ka bërë një reagim fantastik pa diskutim Partia Demokratike, ama në zgjedhje doli me 450.000 vota.

Në 2021-in, Luli ndryshoi strategjinë, bëri një parti alternative, filloi të artikulonte diçka ndryshe, diçka tjetër, diçka për të mirën e vendit me LSI, pa LSI-në brenda. 622.000, rezultati më i mirë i PD-së.

Pas Lulit vjen periudha e reagimit prapë, kthehemi prapë te reagimi me LSI-në brenda, viti 2025-ën votat shkojnë në 528.500, pra bie. Shiheni sa rëndësi ka, domethënë në qoftë se duam ta masim me rezultat një parti politike, rezultati vjen për shkak, ka një arsye pse vjen rrudhja dhe ngritja. Vjen për shkak të faktit se si perceptohesh: a do vish në pushtet apo s’do vish në pushtet.”, tha Manjani.

Artikujt e fundit

Arrestohet i plagosuri Brian Syzo, në pranga edhe vëllai i autorit të dyshuar

Është arrestuar Edison Agolli, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e 30...

Kompanitë e naftës padisin shtetin, kërkojnë 12 mln euro dëmshpërblim për llogaritje të gabuar të çmimit nga Bordi

Tetë kompani të tregut të hidrokarbureve kanë paditur qeverinë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar...

SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara! Ish-ministri: Më cenuan të drejtat hapur! Seanca shtyhet për në shtator

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka prodhuar debate të forta dhe...

Arratisje si nëpër filma/ 19-vjeçari shqiptar u ikën autoriteteve britanike nga qendra e dëbimeve për emigrantët, Home Office nis kërkimet për ta gjetur

Një 19-vjeçar shqiptar është arratisur nga një qendër ndalimi për emigrantët në Mbretërinë e...

Më shumë

Arrestohet i plagosuri Brian Syzo, në pranga edhe vëllai i autorit të dyshuar

Është arrestuar Edison Agolli, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e 30...

Kompanitë e naftës padisin shtetin, kërkojnë 12 mln euro dëmshpërblim për llogaritje të gabuar të çmimit nga Bordi

Tetë kompani të tregut të hidrokarbureve kanë paditur qeverinë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar...

SPAK rrëzon 23 kërkesat e Ilir Beqajt: Janë të pabazuara! Ish-ministri: Më cenuan të drejtat hapur! Seanca shtyhet për në shtator

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka prodhuar debate të forta dhe...