BallinaVendiEkonomiÇmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as...

Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Edhe këtë vit çmimi i grurit për fermerët e fushës së Maliqit është shumë i ulët në krahasim me koston e prodhimit.

Sipas fermerëve në këto momente çmimi varion nga 26-27 lekë të reja, çmim i cili nuk mbulon shpenzimet e realizuara nga vet ata për një prej kulturave bazë bujqësore të fushës së dytë më të madhe në vend.

Më e vështirë situata paraqitet për ata fermerë të cilët nuk kanë kapacitete magazinimi të grurit ndaj e për këtë janë të detyruar ta shesin me çmim të ulët

Sipas tyre, e gjithë kjo situatë është krijuar edhe për shkak të mungesës së tregut.

“Tani me 27 lek shkon. Fabrikat e marrin me 27. Nuk është e favorshme, me këto çmime, korrje e transport i shtrenjtë. Nuk ka fitim. Me 27 lek nuk ka leverdi.”

“Këtë vit kemi patur 40 dylym grurë. Këtë vit 27 lek. Nuk është i favorshëm, ne po të llogaritim tokën me qera, plehrat, çmimi i naftës, ne dalim me humbje. Edhe magazinimi është kritike këtë vit. As furrat nuk e mbjellin. Nuk marrim dot djersën tonë e as e tregtojmë dot”, thanë fermerët.

Situatën e çmimeve të ulëta e pranon edhe përgjegjësi i sektorit të bujqësisë për bashkinë Maliq, Aurel Zenunllari, i cili shkon më tej kur thotë se situata bëhet me e vështirë për ata fermerë që kanë marrë toka me qera, pasi kostoja rritet akoma më shumë.

“Kërkesa është 27-28 lek për kg. Ky çmim nuk është i favorshëm për shkak të kostove të prodhimit, madje në tokat me qera nuk nxjerrin as kostot. Bëjnë përpjekje të gjejnë tregun sa më parë, ka fermere që duan ta shesin për arsye ekonomike. Me këtë çmim nuk besoj se ka ndonjë fitim, kostot kanë qenë të larta. Në zonat ku gruri u prek nga përmbytjet apo breshëri, them se është nën kosto”, tha Zenunllari.

Në qoftë se ne vitin 2025 në fushën e Maliqit u mbollën 4100 hektarë me grurë këtë vit janë 300 hektarë me pak, gjë e cila sipas fermerëve ka ardhur edhe për shkak të mungesës së tregut e çmimeve të ulëta të kësaj kulture bujqësore.

BurimiEuroNews

Artikujt e fundit

“Partia Demokratike nuk është një alternativë”, Ylli Manjani: Dinë vetëm të kundërshtojnë, me në krye Flamur Nokën

Ylli Manjani, i ftuar në emisionin NOW me Erla Mëhillin në Euronews Albania, tha...

Arrestohet i plagosuri Brian Syzo, në pranga edhe vëllai i autorit të dyshuar

Është arrestuar Edison Agolli, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e 30...

Kompanitë e naftës padisin shtetin, kërkojnë 12 mln euro dëmshpërblim për llogaritje të gabuar të çmimit nga Bordi

Tetë kompani të tregut të hidrokarbureve kanë paditur qeverinë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar...

Më shumë

“Partia Demokratike nuk është një alternativë”, Ylli Manjani: Dinë vetëm të kundërshtojnë, me në krye Flamur Nokën

Ylli Manjani, i ftuar në emisionin NOW me Erla Mëhillin në Euronews Albania, tha...

Arrestohet i plagosuri Brian Syzo, në pranga edhe vëllai i autorit të dyshuar

Është arrestuar Edison Agolli, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në ngjarjen e 30...