BallinaShëndetiNënshkruhet 'Marrëveshja e Bashkëpunimit' ndërmjet QSUT dhe Institutit Kombëtar të Tumoreve në...

Nënshkruhet ‘Marrëveshja e Bashkëpunimit’ ndërmjet QSUT dhe Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, Sala: Do të standardizojmë protokollet sipas praktikave europiane

Publikuar më

spot_imgspot_img

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano të Italisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila synon modernizimin e shërbimit onkologjik në Shqipëri dhe afrimin e tij me standardet më të avancuara europiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, u shpreh se marrëveshja do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe në integrimin e teknologjive të reja në shërbimet onkologjike.

“Do të standardizojmë protokollet sipas praktikave më të mira europiane dhe do të integrojmë teknologjitë më të avancuara, nga inteligjenca artificiale dhe diagnostika digjitale, te telemjekësia dhe sistemet moderne të vendimmarrjes klinike.”-tha ministrja.

Një nga objektivat kryesorë të kësaj marrëveshjeje është ngritja e Qendrës së Studimeve Klinike pranë QSUT-së, e cila synon të rrisë mundësitë për kërkime dhe trajtime të reja në fushën e onkologjisë.

Bashkëpunimi do të shërbejë gjithashtu për transferimin e ekspertizës në vlerësimin e teknologjive shëndetësore, mjekësinë e bazuar në vlerë dhe menaxhimin modern të shërbimeve shëndetësore.

Në përmbyllje të mesazhit të saj, ministrja Sala falënderoi partnerët italianë në Milano dhe u shpreh se ky bashkëpunim është pjesë e vizionit për modernizimin dhe zhvillimin e sistemit shëndetësor shqiptar.

spot_img

Artikujt e fundit

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Çifti i ri shuhet në aksidentin fatal në Manzë, drejtuesi i mjetit dhe e reja italiane ishin martuar vetëm para pak ditësh

Një detaj tragjik del në dritë pas aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë natës...

Aksident me vdekje në Tiranë, 23-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Rreth orës 18:30, në Misto Mame, shtetasi O. V., rreth 23 vjeç, duke drejtuar...

Më shumë