BallinaVendiKronikëEmri/ Tepelenasi tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një...

Emri/ Tepelenasi tentoi të rrëmbejë vajzën nga Nepali, arrestohet pas rreth një muaji arrati 30-vjeçari

Publikuar më

spot_imgspot_img

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një të kërkuar prej fillimit të këtij muaji, i dyshuar për tentativën e rrëmbimit të një vajze nga Nepali pranë doganës së Qafë Botës.

Operacioni është zhvilluar mesditën e sotme në lagjen nr.4, pranë stadiumit të qytetit dhe ka çuar në arrestimin e 30 vjeçarit nga Tepelena, Mariglen Kondi, person me precedentë të shumtë penalë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:53 të 2 korrikut në aksin Konispol – Qafë Botë, në vendin e quajtur “Postbllok”.

Kondi ka tentuar disa herë të fusë me forcë në automjet të renë nga Nepali, e cila ka arritur më në fund të largohet me vrap dhe të denoncojë në polici. Përmes të sigurisë, policia ka arritur të identifikojë 30-vjeçarin Mariglen Kondi, nga Salaria e Tepelenës.

Ai rezulton person me precedentë të shumtë penalë. Në vitin 2020 është arrestuar për “kultivim bimësh narkotike” në bashkëpunim, por më pas është lënë në “Arrest në shtëpi ”.

Teksa ndodhej nën këtë masë sigurimi, e ka thyer atë duke u arrestuar më pas në vitin 2021 për vjedhjen e disa kamionçinave në Lushnje.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë