BallinaDetektiviKompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e...

Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën njëvjeçare

Publikuar më

spot_imgspot_img

Pas shpalljes së listës së fituesve të “Grant 2026” kanë nisur të dalin rastet ku fondet publike duket se janë shpërndarë jashtë rregullave që vetë thirrja i përcakton. Një prej tyre është i dokumentueshëm deri në detaj.

Thirrja “Grant 2026” e Startup Albania u hap më 17 shkurt 2026. Tri ditë më vonë, më 20 shkurt, në Tiranë themelohet shoqëria “Onemor” SHPK me objekt “platformë online fitnesi” dhe ortak të vetëm Alban Fejzajn. Katër muaj më pas, ajo figuron mes fituesve, jo në Fazën 1 të subjekteve të reja (tavan 1.5 milionë lekë), por në Fazën e Zgjerimit, me 6,133,333 lekë.

Problemi qëndron te vetë rregullorja e skemës e cila përcakton tekstualisht se aplikantët në Fazën e Rritjes “duhet të kenë dorëzuar të paktën një bilanc në organet tatimore përpara se të aplikojnë”. Një kompani e themeluar në shkurt 2026 nuk ka bilanc të vitit paraardhës, sepse në 2025 nuk ekzistonte. Nuk është çështje interpretimi, është pamundësi kalendarike. Pra ky subjekt u financua në një fazë kriterin themelor të së cilës nuk e plotëson.

Diferenca nuk është e vogël: si subjekt i ri, tavani i tij do të ishte 1.5 milionë lekë. Kategorizimi në Fazën 3 i mundësoi mbi 4.6 milionë lekë para publike më shumë.

Grant 2026 është fond i buxhetit të shtetit, me mbi 1,000 aplikantë që konkurruan sipas fazave. Rregullorja u shkel, mbetet që Startup Albania të shpjegojë se si u kategorizua ky përfitues, çfarë pikëzimi mori dhe kush e verifikoi dosjen e tij.

17 shkurt 2026: hapet thirrja ‘Grant 2026’
20 shkurt 2026: tri ditë pas hapjes, themelohet kompania ‘Onemor’
E njëjta kompani fiton 6,133,333 lekë në ‘Fazën e Zgjerimit’, kategoria më e lartë e skemës.
Tabela e rregullores

Artikujt e fundit

Konflikti për motive pronësie mes dy familjeve degradoi në dhunë fizike, arrestohen tre persona në Pukë

Tre persona janë vënë në pranga dhe dy të tjerë janë nën hetim, pasi...

Aksident tragjik në Pogradec, 65-vjeçari humb jetën pasi u dëmtua me fresibël gjatë punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën...

Kush është Adnan Xholi, prokurori i SPAK që synon postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Me një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe me titullin “Doktor i...

Nis gjyqi ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhi: Komunikimet janë shkëputur nga konteksti

Nis gjyqi ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhit, të cilët janë të dy...

Më shumë