BallinaUncategorizedMiratohet leja e parë e Paketës së Maleve, Rama: Kjo është “Paketa...

Miratohet leja e parë e Paketës së Maleve, Rama: Kjo është “Paketa e trashëgimtarëve”. Tani e marrin pronën me ligj, jo vetëm me zakon

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e parë në kuadër të Paketës së Maleve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë bëri të ditur se përfituesi i parë është familja Hasani nga Thethi, e cila synon të investojë kursimet e saj në vendlindje, duke ringritur pronën e trashëguar dhe zhvilluar aktivitet në fushën e agroturizmit dhe bujqësisë.

“Sot kaloi, u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të territorit leja e parë e Paketës së Maleve, për familjen Hasani nga Thethi, e cila ka vendosur të investojë kursimet e veta në tokën e të parëve në vendlindje dhe të kthehet në Shqipëri.

Kjo është Paketa e Maleve, paketa e trashëgimtarëve që tanimë me ligj e jo veç me zakon, mund të rilindin shtëpitë e vjetra të stërgjyshërve apo jetëzojnë me agroturizëm, prodhim bujqësor a blegtoral si edhe agropërpunim, tokat e të parëve të tyre”, shkruan Rama.

Artikujt e fundit

Zbulohet propozimi i PS për Reformën Territoriale, shkrihen 15 bashki

Është zbuluar propozimi i Partisë Socialiste për Reformën Territoriale. Sipas propozimit, janë 15 bashki që...

Marigo, startup-i që ka marrë 110 mijë euro nga taksapaguesit shqiptarë, por që nuk funksionon në asnjë platformë

Për të dytën herë radhazi, startup-i Marigo është shpallur fitues i fondeve publike të...

Arrestohet edukatorja në Tiranë, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj një fëmije 2-vjeçar në kopsht

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 32-vjeçare me iniciale B.H., e cila...

Më shumë