BallinaRajoni & BotaMarokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima....

Marokenët pushtojnë qytetin spanjoll/ 60 mijë persona hyjnë në Ceuta, 34 viktima. BE kërkon kthime të shpejta

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kriza migratore në Ceuta ka marrë përmasa dramatike, me rreth 60 mijë persona që kanë hyrë në enklavën spanjolle nga Maroku dhe të paktën 34 viktima gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin.

Presidenti rajonal Juan Jesus Vivas, deklaroi se qyteti nuk mund ta përballojë një presion të tillë dhe se kapacitetet pritëse janë tejkaluar plotësisht. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez fajësoi rrjetet e trafikantëve për fluksin e papritur. Sipas tij, grupet kriminale përhapën zëra të rremë duke keqinterpretuar një vendim të fundit të Gjykatës së Lartë spanjolle.

Vendimi përcaktonte se kthimi i menjëhershëm nuk zbatohet për emigrantët që mbërrijnë ilegalisht nga deti. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i cilësoi “të papranueshme” pamjet e mijëra emigrantëve që hynin në qytetin spanjoll. Ajo deklaroi se askush nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian pa respektuar rregullat, ndërsa kërkoi ndalimin e menjëhershëm të kalimeve të rrezikshme, goditjen e rrjeteve të trafikantëve dhe përshpejtimin e kthimit të emigrantëve. Në anën marokene të kufirit, policia arrestoi rreth 30 të rinj gjatë përleshjeve pranë kufirit.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë mijëra persona, kryesisht të rinj, të mbledhur për të tentuar kalimin e kufirit. Kancelari gjerman Friedrich Merz i kërkoi Marokut që t’i marrë menjëherë mbrapsht emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në territorin spanjoll. Franca deklaroi se është e gatshme t’i ofrojë Madridit çdo ndihmë të nevojshme, përfshirë mbështetjen përmes Frontex-it. Presidenti Emmanuel Macron urdhëroi gjithashtu forcimin e kontrolleve përgjatë kufirit francez me Spanjën.

Artikujt e fundit

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...

Hetimet për tjetërsim pronash në Zvërnec, avokati i Artur Shehut paraqitet në SPAK

Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Artur Shehut, është paraqitur këtë të premte në...

Më shumë

Netë tropikale dhe temperatura përvëluese, ja sa do të shënojë termometri në fundjavë dhe javën që vjen

Vala e të nxehtit vijon të mbajë nën ndikimin e saj vendin tonë, me...

Lirimi nga burgu i Beqajt dhje largimi nga PD i Jola Hysajt, Berisha: Dëshmi se sistemin e drejtësisë e kontrollon Rama, disa persona shiten...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në rrjetet sociale...