BallinaRajoni & BotaVrau të dashurin duke e goditur me thikë, dënohet me gjashtë vite...

Vrau të dashurin duke e goditur me thikë, dënohet me gjashtë vite burg modelja e OnlyFans

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ish-modelja e OnlyFans, Courtney Clenney, është dënuar me gjashtë vite burg pasi u deklarua fajtore për vrasje nga pakujdesia me armë të ftohtë, në lidhje me vdekjen e të dashurit të saj, Christian “Toby” Obumseli.

30-vjeçarja pranoi marrëveshjen e fajësisë dhe u dënua me gjashtë vite burg, të ndjekura nga pesë vite mbikëqyrje në komunitet.

Ngjarja për të cilën ajo u dënua ndodhi më 3 prill 2022, në apartamentin ku çifti jetonte në Miami. Obumseli, 27 vjeç, u godit me thikë dhe ndërroi jetë si pasojë e plagës.

Clenney kishte deklaruar më herët se goditja ishte kryer në vetëmbrojtje, duke pretenduar se ajo e kishte hedhur thikën drejt të dashurit nga një distancë prej rreth tre metrash. Megjithatë, prokuroria e kundërshtoi këtë version dhe rasti u shndërrua në një proces të gjatë gjyqësor.

Fillimisht, Clenney ishte përballur me akuzën për vrasje të shkallës së dytë. Pas marrëveshjes me prokurorinë, akuza u reduktua në vrasje nga pakujdesia me armë të rrezikshme dhe ajo pranoi fajësinë, duke shmangur një gjyq të plotë.

Marrëdhënia mes Clenney dhe Obumselit ishte përshkruar si tepër konfliktuale. Të dy ishin përfshirë në përplasje të ndryshme gjatë lidhjes së tyre, ndërsa të dyja palët kanë paraqitur versione të ndryshme për dinamikën e marrëdhënies.

Avokatët e Clenney kishin planifikuar të paraqisnin prova që ajo kishte qenë viktimë e abuzimit nga Obumseli. Nga ana tjetër, familja e 27-vjeçarit ka pretenduar se ishte ai që përjetonte abuzim nga Clenney.

Pas ngjarjes, Clenney u arrestua në Hawaii dhe u përball me akuzën për vrasje. Ajo ka qëndruar në paraburgim që prej vitit 2022, ndaj koha e kaluar në burg llogaritet në dënimin e saj prej gjashtë vitesh. Sipas raportimeve, kjo do të thotë se ajo mund të ketë rreth dy vite të mbetura për të vuajtur, përpara se të lirohet, në varësi të krediteve dhe kushteve të dënimit.

Artikujt e fundit

“Ibri duhet të mbajë ujë, jo pakënaqësi gjeopolitike”/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Le t’i lëmë ‘fantazmat’ të dalin në pension

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, i është përgjigjur Ministrit serb...

Ndalim për mishin brazilian, Ministria e Bujqësisë njofton AKU-në: Nga 3 shtatori ndërpritet importi

Pas 20 vitesh shqiptarët nuk do të ushqehen më me mish Brazili. Kjo ndërprerje e...

Analiza/ E zhytur në krizë institucionale, Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

Bashkimi Evropian ka alokuar afro 170 milionë euro për Kosovën, në kuadër të Planit...

Debati për lumin Ibër, BE kritika Serbisë: Deklaratat të tilla për ndryshimin e rrjedhës duhet të shmangen

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se deklaratat e zyrtarëve serbë për mundësinë e ndryshimit të...

Më shumë