BallinaUncategorizedTrafikonte armë zjarri nga Kosova me qëllim shitjen e tyre në grupet...

Trafikonte armë zjarri nga Kosova me qëllim shitjen e tyre në grupet kriminale, arrestohet një person në Maminas, prangat edhe pasagjeres

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar në Maminas, ku policia ka sekuestruar 3 pistoleta, 34 fishekë luftarakë, një automjet dhe një armë të ftohtë.

Në operacionin e koduar “Hallkat”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. B., 34 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se transportonte armët me automjet.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Në pranga përfundoi edhe pasagjerja 39-vjeçare me inicialet D. N., banuese në Prizren, e cila dyshohet për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Dyshohet se armët ishin trafikuar nga Kosova dhe do të përdoreshin për shitje te grupe kriminale. Kontrollet vijuan edhe në banesën e 34-vjeçarit, ku u sekuestrua një armë e ftohtë, dorezë hekuri.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikujt e fundit

Situata e zjarreve në vend/ 35 vatra të raportuara, 8 prej tyre vijojnë mbeten aktive. 533 forca në terren, helikopterë dhe dy avionë Air...

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 35...

Shiu në disa qytete të vendit ul temperaturat, si parashikohet të jetë moti këtë të shtunë

Pas shirave të rrëmbyeshëm në disa qytete të vendit, temperaturat kanë rënë me disa...

“Kryeministri e la bisedën e hapur”, Gorrea i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë: Disa të nxituar i...

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Më shumë