BallinaUncategorizedAksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë në...

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin, Gjykata e Apelit ndryshon masën e sigurisë në “arrest shtëpie” për Petri Bozon

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur ndryshimin e masës së sigurimit ndaj producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar masën “arrest në burg” me “arrest në shtëpi” dhe duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhershëm nga paraburgimi. Bozo u arrestua para pak muajsh pasi aksidentoi një 7-vjeçar në Elbasan teksa i mituri po shkonte në shkollë.

Vendimi i Apelit vjen pas kërkesës së paraqitur më herët nga mbrojtja e Bozos për zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa ishte shqyrtuar fillimisht nga Gjykata e Elbasanit, e cila kishte vendosur ta rrëzonte atë, duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”.

Pas ankimit, çështja kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila ka vlerësuar ndryshe kërkesën e mbrojtjes dhe ka vendosur një masë më të lehtë sigurie.

Petri Bozo ishte vendosur në masën e sigurisë “arrest në burg” nga Gjykata e Elbasanit, pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës. Prokuroria kishte paraqitur përpara gjykatës provat dhe argumentet mbi të cilat mbështeste kërkesën për masën më të rëndë të sigurimit.

Kërkesa e prokurorisë ishte pranuar nga Gjykata e Elbasanit dhe producenti kishte qëndruar për disa javë në paraburgim.

Në momentin e caktimit të masës së sigurisë, avokatët mbrojtës të Bozos e kishin kundërshtuar vendimin dhe kishin kërkuar që ndaj tij të aplikohej një masë më e lehtë. Megjithatë, trupa gjykuese në Elbasan kishte vendosur lënien e tij në burg.

Vendimi i marrë tashmë nga Gjykata e Apelit ndryshon situatën juridike për producentin, i cili do ta vijojë masën e sigurimit në kushtet e arrestit në shtëpi.

Sipas vendimit të Apelit, masa “arrest në burg” është zëvendësuar me “arrest në shtëpi”, ndërsa është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i Petri Bozos nga paraburgimi.

Çështja penale ndaj tij vijon të jetë në shqyrtim dhe ndryshimi i masës së sigurimit nuk përbën vendim përfundimtar mbi fajësinë apo pafajësinë e të pandehurit.

Artikujt e fundit

Zbardhet dinamika e tentativës për vrasje në Elbasan, Ermir Bitoci shpëton pasi ngec arma, arrestohet autori

Atentati i dyshuar në një lokal të njohur të Elbasanit, pamjet filmike dhe dëshmitë...

Kulmi i sezonit turistik në vend, fluksi i shtuar i automjeteve ngadalëson qarkullimin në aksin Tunel-Elbasan

Një fluks i shtuar automjetesh është evidentuar ditën e sotme në drejtimin Tunel–Elbasan, në...

Aksident në qendër të qytetit të Sarandës, motori përfundon poshtë një automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Sarandës, në...

Trafikonte armë zjarri nga Kosova me qëllim shitjen e tyre në grupet kriminale, arrestohet një person në Maminas, prangat edhe pasagjeres

Një operacion kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar...

Më shumë