BallinaVendiAktualitetE kërkuar nga autoritetet në Ankara, Gjykata e Apelit lë në fuqi...

E kërkuar nga autoritetet në Ankara, Gjykata e Apelit lë në fuqi arrestin në burg për aktivisten turke

Publikuar më

spot_imgspot_img

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç, e cila u arrestua në Shqipëri pasi rezultoi e shpallur në kërkim nga autoritetet turke.

Yazici, e cila sipas të dhënave të bëra publike ka përfituar azil politik në Francë, akuzohet nga drejtësia turke për dhënie ndihme logjistike për një organizatë terroriste dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Ajo ishte shpallur në kërkim për përfshirjen e dyshuar në protesta në mbështetje të të drejtave të kurdëve, të zhvilluara disa vite më parë në Turqi. Sipas dosjes së autoriteteve turke, gjatë kontrolleve në një banesë në Stamboll janë gjetur prova që lidhen me hetimin. Për këtë çështje, Yazici është dënuar në mungesë me 4 vite burgim.

Në seancat gjyqësore në Shqipëri, Yazici ka deklaruar se është e persekutuar politikisht për shkak të qëndrimit të saj kundër presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Ajo ka pretenduar se, nëse ekstradohet drejt Turqisë, i rrezikohet jeta. Të njëjtin qëndrim kanë mbajtur edhe avokatët e saj.

Nga ana tjetër, siç bëjnë me dije burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha, prokurori ka argumentuar se ekziston rreziku që e arrestuara të largohet nga vendi, ndërsa ka theksuar se, nëse dokumentacioni i autoriteteve turke konfirmon kryerjen e veprës penale, parashikohet që ajo të dorëzohet drejt Turqisë.

Prokuroria është shprehur se aktualisht po pritet dokumentacioni përkatës nga autoritetet, mbi bazën e të cilit do të vijojë procedura për ekstradimin e saj.

Me vendimin e Apelit, Yazici do të vijojë të qëndrojë në burg në Shqipëri, ndërsa pritet të vijojë procedura gjyqësore për kërkesën e ekstradimit.

Avokati turk i saj ka deklaruar më herët se për rastin do të njoftohen edhe autoritetet franceze, duke qenë se Yazici gëzon mbrojtje politike në Francë.

spot_img

Artikujt e fundit

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i vjedhjeve me thyerje, në 16...

Më shumë