BallinaKosovaGjetja e mbetjeve kockore të 23 personave në varret masive në Zubin...

Gjetja e mbetjeve kockore të 23 personave në varret masive në Zubin Potok, nis faza e identifikimit përmes ADN-së

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ka nisur procesi i identifikimit përmes analizave të ADN-së të mbetjeve mortore të gjetura në tri lokacione në komunën e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Bëhet fjalë për mbetje që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet kosovare, të cilat kanë konfirmuar se pas përfundimit të gërmimeve dhe zhvarrosjes, tashmë ka nisur faza e ekzaminimit dhe identifikimit të mbetjeve.

Mostrat e marra nga mbetjet mortore po analizohen përmes ADN-së, ndërsa procesi po zhvillohet në kuadër të procedurave mjeko-ligjore për përcaktimin e identitetit të viktimave. Mbetjet u gjetën në tri lokacione në fshatrat Kalludër dhe Jabukë.

Sipas të dhënave të prezantuara nga autoritetet, në një varr masiv në Kalludër janë gjetur mbetje që dyshohet se u përkasin 13 personave, në Jabukë katër persona, ndërsa në një tjetër lokacion në Kalludër janë zbuluar mbetje të gjashtë personave.

Në total, bëhet fjalë për 23 persona. Autoritetet kanë paralajmëruar se identifikimi përfundimtar mund të kërkojë kohë, pasi rezultatet e analizave të ADN-së duhet të përputhen me të dhënat dhe mostrat e familjarëve të personave të zhdukur.

Procesi pritet të japë përgjigje më të sakta për identitetin e mbetjeve dhe t’u mundësojë familjeve të viktimave marrjen e një informacioni përfundimtar pas dekadash pasigurie.

spot_img

Artikujt e fundit

Shënim i Albania Today/ Studentët shqiptarë që ndanë pushtetin pa e fituar

Në Beograd, studentët fituan zgjedhjet. Në Tiranë, studentët po humbasin sheshin. Të dielën, më 25...

Tragjedi në festën kombëtare të Turqisë, shembet masivi shkëmbor në Kapadokia! Viktima dhe të plagosur

Një situatë alarmante është regjistruar në Kapadokia të Turqisë mesditën e së enjtes, pasi...

Kaosi në Kuvend, deputetët e PD hedhin sende drejt ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për Bankën e Shqipërisë

Kaosi në Kuvend, deputetët e PD hedhin sende drejt ramës, Kryeministri largohet pas votimit...

Ndërpriten diskutimet, Kuvendi kalon direkt në votim, deputetët e PD ndezin tymuese dhe flakadanë

Seanca plenare në Kuvend është shoqëruar me tensione, pasi diskutimet janë ndërprerë dhe është...

Më shumë