BallinaUncategorizedSkafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen pa lëndime...

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen pa lëndime 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me ujë.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndërhynë menjëherë, duke u ardhur në ndihmë drejtuesit dhe shtatë familjarëve të tij. Të tetë personat janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa skafi u tërhoq dhe u nxor në breg në Karpen.

Spille

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare i japin ndihmë drejtuesit të një skafi dhe 7 familjarëve të tij, pasi mjeti rrezikonte të fundosej

Gjatë monitorimit të hapësirës detare në zonën e Spillesë, pas njoftimit se një mjet lundrues kërkonte ndihmë, rreth 1 milje nga bregu, në drejtim të Forsilukut, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare reaguan menjëherë, duke konstatuar një mjet lundrues tip skaf, në të cilin ndodheshin 8 shtetas, i cili kishte pësuar defekt në motor, ishte mbushur me ujë dhe rrezikonte të fundosej.

Shërbimet e Policisë i kanë dhënë ndihmën e nevojshme drejtuesit të skafit dhe 7 familjarëve të tij, duke tërhequr mjetin lundrues dhe e nxjerrë atë në breg, në Karpen.

Të 8 shtetasit që ndodheshin në skaf ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e dhënë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se mjeti lundrues kishte dokumentacion të rregullt, ndërsa drejtuesi dispononte leje drejtimi.

spot_img

Artikujt e fundit

Djemtë e pronarit të FLAR Boutique Hotel rrahin kamarierin pasi kërkoi pagën, xhaxhai i tij u nis me kallashnikov drejt hotelit

Policia ka publikuar fakte të tjera lidhur me dhunimin e një të riu në...

Albcontrol zgjidh problemin teknik në aeroportin e Rinasit

Albcontrol ka zgjidhur problemin me radarët, që solli ndërprerjen e trafikut ajror në vend...

U arrestua para dy ditësh, GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për Ergys Agasin

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën...

Një pamje që nuk shihet shpesh, shkaba egjiptiane “zbarkon” në Vjosë

Një shkabë egjiptiane është vërejtur në zonën e Vjosës, duke tërhequr vëmendjen e ekspertëve...

Më shumë