BallinaUncategorizedMomente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja

Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja

Publikuar më

spot_imgspot_img

Momente paniku në sfidën mes Juve Stabia dhe Pisa-s.

Pak pas minutës së 40-të, mbrojtësi bullgar i skuadrës mike, Rosen Bozhinov, u rrëzua papritur në fushë dhe mbeti i palëvizur, duke shkaktuar shqetësim të madh te shokët e skuadrës.

Loja u ndërpre menjëherë, ndërsa stafi mjekësor hyri në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë futbollistit. Pamjet televizive treguan lojtarët e të dyja skuadrave të shqetësuar për gjendjen e tij. Arbitri thirri kapitenët dhe pjesëtarët e dy pankinave dhe, pas konsultimit mes tyre, u vendos që ndeshja të ndërpritej përkohësisht.

Bozhinov u nxor nga fusha me barelë dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit. Fillimisht pati frikë për një problem serioz, por më pas u bë e ditur se futbollisti kishte pësuar një gjendje të rënduar nga dehidratimi, e cila shkaktoi edhe konvulsione. Sipas burimeve të Lega B, mbrojtësi ka qenë gjatë gjithë kohës i vetëdijshëm.

Gjendja e Bozhinov

Bozhinov ndodhet ende nën vëzhgim në spitalin San Leonardo në Castellammare di Stabia. Sipas mjekëve, futbollisti është zgjuar, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. “Bozhinov aktualisht është vigjilent, i vetëdijshëm dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Do të qëndrojë i shtruar për vëzhgim, në mënyrë që të përfundojnë ekzaminimet diagnostikuese”, thuhet në buletinin mjekësor.

spot_img

Artikujt e fundit

Takimi i Berishës, Fisnik Qosja: Shqiptarët anembanë Amerikës, në Nju Xhersi! Diaspora mesazh për rrëzimin e Ramës

Pak para fillimit të takimit të kreut të PD-së Sali Berisha me shqiptarët e...

Makinat luksoze nën “skaner”, Policia e Tiranës kontrolle në kryeqytet për të zbuluar pasuri me burim kriminal

Makinat luksoze në kryeqytet janë vënë nën kontrolle të përqendruara nga Policia e Tiranës,...

Goditet rrjeti i drogës në Sarandë, 20 persona në pranga, sekuestrohen kokainë, kanabis dhe 2 pistoleta

Një operacion i gjerë kundër shpërndarjes së drogës dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar...

Më shumë