BallinaVendiKronikëAksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

Aksident tragjik në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 5 automjete, një i vdekur

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, ku janë përfshirë pesë automjete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20. Sipas të dhënave paraprake policore, shtetasi Hysen Balla, 45 vjeç, është përplasur me një kamion dhe, si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje.

Pas përplasjes së parë, në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera, me drejtues shtetasit G. L., 59 vjeç, dhe J. I., 34 vjeç. Në këto mjete udhëtonin edhe pesë pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasja A. V., e cila dyshohet se ka qenë drejtuese e njërit prej automjeteve të përfshira në aksident, është larguar nga vendngjarja. Ajo është shoqëruar nga Policia për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë, të cilat po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të tij.

spot_img

Artikujt e fundit

Momente paniku në Itali, futbollisti rrëzohet pa ndjenja në fushë, ndërpritet ndeshja

Momente paniku në sfidën mes Juve Stabia dhe Pisa-s. Pak pas minutës së 40-të, mbrojtësi...

Takimi i Berishës, Fisnik Qosja: Shqiptarët anembanë Amerikës, në Nju Xhersi! Diaspora mesazh për rrëzimin e Ramës

Pak para fillimit të takimit të kreut të PD-së Sali Berisha me shqiptarët e...

Makinat luksoze nën “skaner”, Policia e Tiranës kontrolle në kryeqytet për të zbuluar pasuri me burim kriminal

Makinat luksoze në kryeqytet janë vënë nën kontrolle të përqendruara nga Policia e Tiranës,...

Më shumë