BallinaVendiPolitikëGrupi i PD kërkon heqjen nga rendi i ditës “Statusi i Magjistratëve”:...

Grupi i PD kërkon heqjen nga rendi i ditës “Statusi i Magjistratëve”: S’mund të tallemi me pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi në seancën e sotme plenare heqjen nga rendi i ditës të projektligjit për “Statusin e Magjistratëve”.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bardhi tha se trajtimi financiar i prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë dhe kërkoi që projektligji t’i nënshtrohet një shqyrtimi më të specializuar.

“Ne s’mund të tallemi me trajtimin financiar të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Propozoj të hiqet nga rendi i ditës, t’ia kalojmë projektligjin për një opinion më të specializuar në Këshillin e Legjislacionit”, u shpreh Bardhi në seancën e sotme në Kuvend.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se “Kuvendi i Shqipërisë, të paktën prej vitit 1998 e më këndej ka një praktikë të konsoliduar sa i përket procedurës që ndjek në transpozimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Këshilli i legjislacionit e ka përfunduar në mënyrën e vetë në mënyrë shembullore. Madje GKJ duhet të marrë shembull nga këshilli i legjislacionit. Kuvendi ka kërkuar opinionin e qeverisë dhe këtu është mbyllur. Kërkesa juaj nuk mund të miratohet sepse Këshilli i Legjislacionit ka vendosur. Mua më vjen mirë që PD-ja del në mbrojtje të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sepse është një reflektim nga ato sharjet dhe fyerjet që bëni shpesh. Sot jemi këtu për të votuar një projektligj. Vota jonë ndaj kërkesës së PD-së është kundër, sepse kërkesa është hipokrite.

Sakaq kërkesa e PD, u rrëzua.

spot_img

Artikujt e fundit

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i vjedhjeve me thyerje, në 16...

Gjykata e Tiranës liron protestuesit e shoqëruar në komisariat: Arrestimi i tyre, i paligjshëm

Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesit e arrestuar. Trupa gjykuese ka vendosur që të cilësoj...

Më shumë