BallinaVendiKronikëTransportonte me makinën “Porsche” 13 lingota floriri të dyshuara kontrabandë, arrestohet 30-vjeçari

Transportonte me makinën “Porsche” 13 lingota floriri të dyshuara kontrabandë, arrestohet 30-vjeçari

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 30-vjeçar i identifikuar si A.B është arrestuar pasi transportonte me makinë “Porsche Cayenne”, 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga kontrollet e mëtejshme, në automjet iu gjetën edhe 4000 euro dhe 93 000 lekë, ndërsa në banesë iu gjet leje drejtimi false. Policia ka sekuestruar sendet dhe makinën e autorit.

Njoftimi i plotë

DVP Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Gold”.

Transportonte me automjet “Porsche Cayenne”, 13 lingota dhe monedha floriri, të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet 30-vjeçari.

Nga kontrollet e mëtejshme, në automjet iu gjetën edhe 4000 euro dhe 93 000 lekë, ndërsa në banesë iu gjet leje drejtimi false.

Sekuestrohen sendet dhe automjeti.

Në zbatim të planit të posaçëm të masave për kryerje të kontrolleve ndaj automjeteve të luksit, me qëllim verifikimin e burimit të parave me të cilat janë blerë, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me shërbimet e forcave Operacionale dhe “Shqiponja”, ndaluan për verifikim, një automjet tip “Porsche Cayenne”, me drejtues shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Roskovec.

Gjatë kontrollit në automjet, të kryer në vijim të operacionit të koduar “Gold”, u gjetën 9 monedha floriri, 4 lingota floriri, 4000 euro dhe 93 000 lekë. 30-vjeçari nuk dispononte asnjë dokumentacion për origjinën/burimin e sendeve me vlerë dhe as parave.

Më tej, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjet një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, 30-vjeçari u arrestua për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, si dhe për nisjen e hetimit pasuror, me qëllim dokumentimin e burimit të sendeve me vlerë dhe parave që iu gjetën 30-vjeçarit.

spot_img

Artikujt e fundit

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i vjedhjeve me thyerje, në 16...

Gjykata e Tiranës liron protestuesit e shoqëruar në komisariat: Arrestimi i tyre, i paligjshëm

Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesit e arrestuar. Trupa gjykuese ka vendosur që të cilësoj...

Më shumë