Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të javës së Kombeve të Bashkuara, me një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se vizita e tij këtë herë do të nisë “me shqiptarët dhe për shqiptarët”, ndërsa ftoi pjesëtarët e komunitetit që t’i bashkohen takimit.
“Këtë herë vizita e javës së Kombeve të Bashkuara në Amerikë, nis sot pasdite me shqiptarët dhe për shqiptarët, në Michigan, ku kam nderin të jem i ftuar nga komuniteti e ku ftoj këdo që dëshiron të vijë të na bashkohet”, shkruan Rama.
Vizita zhvillohet në kuadër të qëndrimit të kryeministrit në SHBA gjatë javës së Kombeve të Bashkuara.



