BallinaRajoni & BotaGoditje për Merz në Gjermani, AfD del forcë e parë në Mecklenburg-Vorpommern

Goditje për Merz në Gjermani, AfD del forcë e parë në Mecklenburg-Vorpommern

Publikuar më

spot_imgspot_img

Rezultate të vështira për partinë e kancelarit gjerman Friedrich Merz në dy zgjedhje rajonale në Gjermani, ku CDU ka pësuar rënie të ndjeshme, ndërsa AfD forcon pozitat në lindje të vendit.

Sipas exit poll-it të transmetuesit publik ARD, në Mecklenburg-Vorpommern, AfD renditet forcë e parë me rreth 37% të votave, e ndjekur nga Social Demokratët e SPD-së me 35.5%.

Rezultati më i rëndë është ai i CDU-së së Merz, e cila përllogaritet në vetëm 5.5%. Nëse konfirmohet, ky do të ishte rezultati më i dobët i CDU-së në një palë zgjedhje rajonale që prej vitit 1949.

Me pragun elektoral prej 5%, mbetet për t’u parë nëse CDU do të arrijë të sigurojë përfaqësim në parlamentin e landit.

Megjithatë, edhe nëse AfD konfirmohet si forca më e madhe, marrja e drejtimit të qeverisë mbetet e vështirë, pasi partitë e tjera kanë deklaruar se nuk do të formojnë koalicion me të.

Ndërkohë, në Berlin, rezultatet paraprake nxjerrin në krye Die Linke me rreth 24.5%, ndërsa CDU renditet e dyta me rreth 20%.

Dy votimet konsiderohen një test i rëndësishëm politik për kancelarin Friedrich Merz dhe drejtimin e CDU-së, në një kohë kur AfD po zgjeron mbështetjen në disa zona të Gjermanisë.

spot_img

Artikujt e fundit

Shënim i Albania Today/Toni Gogu ose duhet të përgenjështrojë lajmin, ose duhet të japë dorëheqjen!

Prej orësh po qarkullon në media një lajm, i bërë i ditur nga avokati...

Shqiptarët frenojnë shpenzimet, familjet druhen nga blerjet e mëdha. Bie besimi te ndërtimi dhe tregtia

Një blerje e madhe, një investim për shtëpinë apo edhe ndërrimi i makinës janë...

Grabitet dega e Raiffeisen Bank te Kompleksi Kika, në Komunën e Parisit

Një grabitje me armë është regjistruar në një degë të Raiffeisen Bank, në zonën...

LISTA/ Zgjedhjet e 11 majit 2025, KQZ kërkon gjoba ndaj disa partive politike, Celibashi: Janë konstatuar shkelje për financimet

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Komisionit të...

Më shumë