BallinaVendiKronikë“Nuk dua që të më lëndojnë më”, letra e dhimbshme e 25-vjeçares...

“Nuk dua që të më lëndojnë më”, letra e dhimbshme e 25-vjeçares para tragjedisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

“Nuk doja më që njerëzit që më kanë bërë keq të vazhdonin të më lëndonin”, dyshohet se ka shkruar në një letër 25-vjeçarja Xhuana Nikolli, para se të ndërmerrte aktin tragjik.

Sipas burimeve, në fund të letrës e reja u kishte kërkuar falje prindërve të saj për vendimin e rëndë që kishte marrë. 25-vjeçarja ndërroi jetë një ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi dyshohet se ishte vetëhelmuar.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik. Ndërkohë, familjarët e saj kanë depozituar kallëzim në Komisariatin nr. 2 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, Eraldo Fizi, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas denoncimit të familjarëve, e reja ishte përballur me dhunë fizike dhe psikologjike nga ish-bashkëshorti i saj. Ata pretendojnë se sjellja e tij ndaj saj kishte qenë e vazhdueshme dhe tepër e ashpër.

Pas ngjarjes, policia kreu këqyrjen e trupit të pajetë të 25-vjeçares. Të dhënat paraprake tregojnë se ajo dyshohet se i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë. Gjatë ekzaminimit mjeko-ligjor janë konstatuar gjithashtu shenja të forta dhune në kokë, në fytyrë dhe në njërin krah.

Të afërmit kanë deklaruar se Eraldo Fizi ishte kthyer nga jashtë vendit më 9 shkurt. Po atë ditë ai kishte takuar ish-bashkëshorten e tij, nga e cila ishte divorcuar vetëm tre muaj pas martesës së tyre, e cila ishte celebruar në qershor të vitit 2025.

Sipas dyshimeve, gjatë këtij takimi mund të jetë ushtruar dhunë fizike ndaj 25-vjeçares. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

spot_img

Artikujt e fundit

Denoncim nga burgu i Drenovës: “Na mbahen 3-4 ditë pune, kush s’do, dera është e hapur”

Një punonjës i IEVP Drenovë i është drejtuar redaksisë së Albania Today me një...

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Më shumë