BallinaVendiPolitikëDebat në Komision për Vlora Hysenin/ Balliu: Siguria kombëtare ka rënë, Çuçi:...

Debat në Komision për Vlora Hysenin/ Balliu: Siguria kombëtare ka rënë, Çuçi: T’ia lëmë drejtësisë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Masa e sigurisë ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ka shkaktuar një debat të fortë në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes mes deputetit demokrat Klevis Balliu dhe kryetarit të komisionit, Bledi Çuçi.

Balliu kërkoi që çështja e sigurisë kombëtare të bëhej prioritet i mbledhjes, ndërsa deklaroi se më herët i kishte dërguar Hysenit një letër ku e pyeste për kontaktet e mundshme me Ergys Agasin.

“Aty ku jeni ju sot, ka qenë edhe Vlora Hyseni, kreu i SHISH, të cilës i kam dërguar këtë letër, ku e pyes konkretisht nëse ka pasur kontakt me Ergys Agasin, datë 26.01.2026. Institucionet ligjzbatuese janë të mirëpritura në Parlament dhe të marrin përgjigjet që ka dhënë Vlora Hyseni”, deklaroi Balliu.

Deputeti demokrat hodhi akuza të forta politike, duke pretenduar se situata ka cenuar sigurinë kombëtare.

“Nuk ka rend dite sot. Prioriteti ynë është siguria kombëtare, këtu ka rënë. Si mund të merremi me sigurinë globale, kur nuk kemi atë kombëtare? Ne duhet urgjentisht të marrim masa”, tha Balliu.

Ai shtoi se informacionet që disponojnë institucionet duhet të jenë të sigurta dhe pretendoi se të dhënat shtetërore mund të kenë përfunduar në duart e grupeve kriminale.

Nga ana tjetër, Bledi Çuçi kërkoi që përgjegjësitë penale t’i liheshin drejtësisë dhe komisioni të vijonte me rendin e ditës.

“Institucionet nuk janë emrat e përvetshëm. Ato kanë strukturat dhe sistemet e veta. Përgjegjësia personale është e gjithkujt që merr përsipër të ushtrojë një funksion publik. Çdo person është i pafajshëm derisa të shpallet i fajshëm nga sistemi i drejtësisë”, deklaroi Çuçi.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë funksionimin dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

“Ajo që po ndodh sot me sistemin e drejtësisë po ndodh vetëm falë vullnetit të kësaj mazhorance. Tregon një qëndrueshmëri të shtetit shqiptar dhe shyqyr ka ardhur kjo ditë. Të tjerat t’ia lëmë drejtësisë”, shtoi Çuçi.

Balliu këmbënguli se çështja ishte ngritur prej kohësh në komision dhe kërkoi që të mos pritej përfundimi i hetimit për të diskutuar përgjegjësinë politike dhe sigurinë kombëtare.

“Faktin që ne kemi që në 2023-shin për lidhjet e Vlora Hysenit me Ergys Agasin, mos të vazhdojmë e të presim. Informacionet e shtetit kanë hyrë te kartelet e drogës”, deklaroi Balliu.

Çuçi iu përgjigj: “Këto t’ia lëmë drejtësisë. Ta dëgjojmë deri në fund drejtësinë.”

Debati përfundoi me Balliun që kërkoi edhe përgjegjësi politike nga kryeministri Edi Rama, ndërsa përplasja mes mazhorancës dhe opozitës pritet të vijojë pas zhvillimeve të fundit rreth drejtueses së SHISH.

spot_img

Artikujt e fundit

Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për një reformim gjithëpërfshirës të Këshillit të Sigurimit...

Konflikt mes nxënësve në Krumë të Kukësit, 17-vjeçari lëndon bashkëmoshatarin me mjet prerës

Një konflikt mes dy nxënësve në një gjimnaz në Krumë të Kukësit ka përfunduar...

Dosja “AKSHI”/ Apeli i Posaçëm vendos sot për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit

Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shpallë sot, vendimin për masën e sigurisë...

Detaje të reja nga operacioni SPAK, arrestohet shefi i laboratorit shkencor të Policisë dhe një biznesmen (Emrat)

Detaje të reja zbulohen nga operacioni i BKH-së, i cili ka nisur që në...

Më shumë

Erdogan kërkon OKB pa veto, Presidenti turk kërkon reformë të Këshillit të Sigurimit dhe përfaqësim më të drejtë

Rexhep Tajip Erdogan ka bërë thirrje për një reformim gjithëpërfshirës të Këshillit të Sigurimit...

Konflikt mes nxënësve në Krumë të Kukësit, 17-vjeçari lëndon bashkëmoshatarin me mjet prerës

Një konflikt mes dy nxënësve në një gjimnaz në Krumë të Kukësit ka përfunduar...

Dosja “AKSHI”/ Apeli i Posaçëm vendos sot për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit

Gjykata e Posaçme e Apelit pritet të shpallë sot, vendimin për masën e sigurisë...