BallinaUncategorizedI moshuari u gjet i karbonizuar në banesën e djegur në Fier,...

I moshuari u gjet i karbonizuar në banesën e djegur në Fier, policia zbardh shkaqet e ngjarjes së rëndë

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një 71-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi banesa e tij në fshatin Fermë Çlirim të Fierit u përfshi nga flakët.

Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa hetimet për përcaktimin e saktë të shkakut vijojnë.

Sipas burimeve pranë Komisariatit të Fierit, në banesë nuk kishte bombol gazi, çka ka bërë që hetuesit të përqendrohen te pista e një defekti apo shkëndije elektrike.

Megjithatë, pas zjarrit që shkrumboi plotësisht banesën, ekspertët nuk kanë mundur të sigurojnë ende të dhëna të mjaftueshme, pasi pajisjet elektroshtëpiake dhe sistemi i shpërndarjes së energjisë elektrike janë djegur tërësisht.

Për këtë arsye, në vendngjarje po kryhen këqyrje të detajuara me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të zjarrit që i mori jetën të moshuarit.

Hetuesit kanë marrë gjithashtu dëshmitë e familjarëve të 71-vjeçarit, të cilët kanë treguar se në banesë kishte pajisje elektrike të vjetruara.

I moshuari jetonte vetëm prej vitesh. Ai ishte baba i dy vajzave dhe një djali, të cilët jetonin në qytetin e Vlorës.

Pas shuarjes së flakëve, trupi i 71-vjeçarit u gjet i karbonizuar brenda banesës.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar zyrtarisht shkakun e zjarrit.

spot_img

Artikujt e fundit

Korreshi batuta dhe ironi me Manjën: “Fike mikrofonin, të dal unë në TV se jam më i bukur”

Debat me tone ironike dhe replika të forta u zhvillua në Komisionin e Ligjeve...

LAJM I FUNDIT/ Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, reagon Presidenca

Njoftim për mediat: Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, thirri sot mbledhjen e Këshillit të...

Mbledhje te “Vila e Kuqe”, Rama thërret sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, zbulohen detajet

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot drejtuesit politikë të Partisë Socialiste, në orën...

Detaje/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pas 90 minutash diskutime, i pranishëm edhe kreu i SPAK

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila zgjati 90 minuta. Në mbledhje...

Më shumë