BallinaRajoni & Bota“Gjithçka ndodhi në pak sekonda”/ Pasagjeri tregon si neutralizoi agresorin: E kapa...

“Gjithçka ndodhi në pak sekonda”/ Pasagjeri tregon si neutralizoi agresorin: E kapa në fyt dhe mora avionin nën kontroll

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një pasagjer i fluturimit të Flydubai ka rrëfyer momentet e tensionuara gjatë një incidenti në bord, duke treguar se si ai dhe disa pasagjerë të tjerë ndërhynë për të ndaluar një person të dyshuar për sulmin ndaj ekuipazhit.

Yaniv Hayoun, i cili u takua të mërkurën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tregoi se u përpoq të hynte në kabinën e pilotëve pasi kishte kuptuar se njëri prej tyre ishte plagosur dhe ndodhej pranë derës së kabinës.

Sipas rrëfimit të tij, pasi arriti të hynte brenda, ai pa të dy pilotët jashtë vendeve të tyre, ndërsa personi i dyshuar ndodhej pranë panelit të komandimit dhe dukej se po përpiqej të ndërhynte në kontrollet e avionit.

“Thirra disa izraelitë që ndodheshin në bord dhe dy persona të tjerë erdhën. E mbajtëm të shtrirë”, tregoi Hayoun.

Ai tha se më pas e kapi për fyti të dyshuarin dhe e nxori nga kabina, ndërsa menjëherë u kthye për të marrë kontrollin e avionit.

“U ktheva, kapa komandat dhe fillova t’i tërhiqja pas”, rrëfeu ai, duke shtuar se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash.

Hayoun tha se kishte frikë se situata mund të përfundonte shumë më keq nëse avioni do të hynte në hapësirën ajrore izraelite pa qenë nën kontroll.

I pyetur se si dinte se çfarë duhej të bënte me komandat e avionit, ai tha me humor se ishte frymëzuar nga një serial televiziv.

“Shikoj ‘Air Crash Investigation’, zoti kryeministër – vërtet!”, tha ai.

Rrëfimi i Hayoun u bë gjatë takimit me Netanyahu, ku u diskutua ndërhyrja e pasagjerëve për të ndaluar personin e dyshuar dhe për të ndihmuar në rikthimin e kontrollit të avionit.

spot_img

Artikujt e fundit

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet/ Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i kanë…

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje...

Tjetërsimi i 1143 hektarëve tokë në Seman, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 milionë euro dhe “Bentley” me vlerë 250 mijë dollarë

Prokuroria e Fierit i ka sekuestruar 2.6 milionë euro llogari bankare biznesmenit Kastriot Hasko,...

“Jam e neveritur”, Kryemadhi flet për videot intime: Askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit

Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me videot intime të personazheve...

Më shumë