BallinaUncategorizedAgron Shehaj kundër takimit mes PS dhe PD për Reformën Zgjedhore: Ndryshimin...

Agron Shehaj kundër takimit mes PS dhe PD për Reformën Zgjedhore: Ndryshimin nuk e ndalin dot

Publikuar më

spot_imgspot_img

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reguar për zhvillimin e takimit mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për Reformën Zgjedhore, e cila u zhvillua mes tensioneve.

Me një postim në rrjete sociale, Shehaj, shpreh se dy partitë më të mëdhaja në vend janë duke e përdorur reformën si pretekst për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, sipas interesave të tyre.

Ndër të tjera, kreu i PM, ka thënë se pavarësisht përpjekjeve të klasës së vjetër politike, shqiptarët kërkojnë ndryshimin e asaj klase politike dhe se ky ndryshim nuk mund të ndalet.

Deklarata e Shehajt:

I njëjti pazar 35-vjeçar. E njëjta tryezë, të njëjtat gjëra, të njëjtat figura. Përfshijnë edhe në këtë rast një përfaqësuese të Bashkimit Europian e cila me të drejtë kërkon ndryshime të kodit zgjedhor, por ndryshime për t’i bërë zgjedhjet më demokratike.

Por ata, me këtë pretekst, nuk dëgjojnë kërkesat fare që vijnë, por bëjnë pazarin e tyre. Ndryshojnë kodin zgjedhor sipas interesit të tyre, siç kanë bërë në këto 35 vjet.

Por këto nuk i ha më njeri, njerëzit duan ndryshimin, duan largimin e kësaj klase politike dhe sido që ta gatuajnë kodin zgjedhor, ndryshimin nuk e ndalin dot.

spot_img

Artikujt e fundit

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagosen dy persona, arrestohet i dyshuari

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri...

Ligj për mbrojtjen e protestuesve! Pas paketës anti-dhunë, gati “kundërmasat” për paditë abuzive: Mbrohen kritikët dhe media

Në një kohë kur ka ashpërsuar ligjin e tubimeve me gjoba përmes paketës antidhunë,...

“Kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës”, Rama nga Parisi: Sot jemi evropianët më të mirë që mund të gjeni në Europë

Nga “Forumi i Paqes” në Paris, kryeministri Edi Rama u shpreh besimplotë se 2027-ta...

Ekzekutohet me breshëri plumbash 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, autori u largua me skuter

Një 39-vjeçar shqiptare është vrarë në një atentat me armë zjarri në Spanjë mesditën...

Më shumë