Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, në vendin e quajtur Melan.
Sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga drejtuesi i njërit prej mjeteve, i cili është përplasur me automjetin tjetër.
Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të dëmtuarit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore.
Njëri prej të plagosurve, për shkak të gjendjes shëndetësore, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për një trajtim më të specializuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.



