BallinaRajoni & BotaAlarm sigurie në Ballkan/ Gjendet lëndë plasëse pranë gazsjellësit Serbi–Hungari, mblidhet urgjentisht...

Alarm sigurie në Ballkan/ Gjendet lëndë plasëse pranë gazsjellësit Serbi–Hungari, mblidhet urgjentisht Këshilli i Mbrojtjes

Publikuar më

spot_imgspot_img

Një incident i rëndë sigurie është raportuar në një prej infrastrukturave kyçe energjetike në Ballkan.

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, bëri të ditur se autoritetet serbe kanë zbuluar një pajisje të fuqishme shpërthyese, së bashku me mekanizmat për aktivizimin e saj, pranë një gazsjellësi që lidh Serbinë me Hungarinë.

Sipas Orbán, informacioni i është komunikuar pas një bisede telefonike me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa hetimet për rastin janë ende në zhvillim.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e infrastrukturës energjetike në rajon, pasi ky gazsjellës konsiderohet një arterie e rëndësishme për furnizimin me gaz.

Menjëherë pas njoftimit, kryeministri hungarez ka thirrur një mbledhje emergjente të Këshillit të Mbrojtjes, për të vlerësuar situatën dhe rrezikun e mundshëm.

Nga ana e tij, presidenti Vuçiç ka bërë të ditur se bëhet fjalë për “eksplozivë me fuqi shkatërruese”, të vendosur pranë tubacionit kryesor, ndërsa autoritetet ushtarake dhe policore po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe autorët e mundshëm.

Deri më tani nuk ka të dhëna për persona të arrestuar, ndërsa rasti po trajtohet si një kërcënim serioz ndaj sigurisë kombëtare dhe energjetike të dy vendeve.

spot_img

Artikujt e fundit

Portreti i Napoleon Zervës në Derviçian, reagon Fondacioni Çamëria: Provokim i rëndë ndaj shqiptarëve

Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” ka reaguar ashpër ndaj ekspozimit të portretit të Napoleon Zervës...

Zjarr i madh përfshin fshatin në Selenicë, flakët pranë banesave, në terren ndërhyjnë edhe zjarrfikëset e Vlorës

Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicë. Flakët janë përhapur me...

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, kamioni përmbyset në rrugë

Një kamion është përmbysur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa...

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it, ja shuma marramendëse

Granit Xhaka është njohur me vendimin e Prokurorisë Publike lidhur me çështjen e certifikatës...

Më shumë