BallinaVendiArrestohet autori që grabiti pikën e këmbimit valutor te "5 Maji" në...

Arrestohet autori që grabiti pikën e këmbimit valutor te “5 Maji” në Tiranë

Publikuar më

spot_img

Policia ka arrestuar autorin e grabitjes së një pike këmbimi valutor, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së enjtes në qendrën tregtare “Concord Center”, në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, në pranga ka rënë 42-vjeçari Luan Maçi, i cili dyshohet se ka hyrë në ambientet e pikës së “Exchange”-it i veshur me rroba të zeza dhe me kapuç në kokë. Nën kërcënimin e armës ai ka marrë një shumë parash dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Pas grabitjes, autori është arratisur me një motor pa targa, ndërsa itinerari i tij është filmuar nga kamerat e shumta të sigurisë në zonë. Pamjet kanë ndihmuar policinë për identifikimin dhe arrestimin e tij vetëm disa orë pas ngjarjes.

Burime paraprake bëjnë me dije se nga grabitja dyshohet të jetë marrë një shumë rreth 1.2 milionë lekë. Ndërkohë pritet që policia të japë detaje të tjera zyrtare për rrethanat e plota të ngjarjes.

Artikujt e fundit

Mazhoranca voton ndryshimet në Qeveri, ministrat e rinj marrin nga 83 vota pro. Berisha e Topalli kundër largimit të Spiropalit

Mazhoranca votoi me 83 vota pro ndryshimet në shtatë ministri gjatë një seance parlamenti...

OSHEE njofton rinisjen e aktmarrëveshjeve për detyrimet e energjisë elektrike

OSHEE ka rifilluar procesin e aktmarrëveshjeve për shlyerjen e detyrimeve të papaguara të energjisë...

Agron Shehaj përjashtohet nga Kuvendi për 20 ditë

Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën në Kuvend ka vendosur përjashtimin e deputetit dhe...

Rritja e çmimit të bukës, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e tregut në Korçë

Autoriteti i Konkurrencës ka nisur monitorimin në terren pas lajmeve për rritjen e çmimit...

Më shumë