BallinaRajoni & BotaArrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi...

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi dëm prej miliona eurosh ndërmarrjes publike

Publikuar më

spot_imgspot_img

Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për dëmtimin financiar të ndërmarrjes publike “Beogradske Elektrane” me dhjetëra miliona dinarë.

Sipas mediave serbe, Basta dyshohet se ka shkaktuar dëmin gjatë kohës kur drejtonte ndërmarrjen publike që administron sistemin e ngrohjes qendrore në kryeqytetin serb.

Hetimet lidhen me dyshimet se ai kishte miratuar donacione të pajustifikuara për organizata të ndryshme sportive, përfshirë klube të vogla futbolli, basketbolli dhe një klub kalërimi. Arrestimi është kryer nga efektivët e Njësisë për Luftën kundër Korrupsionit, të cilët po zhvillojnë një operacion të gjerë, përfshirë kontrolle në ambiente të ndryshme.

Sipas informacioneve jozyrtare të transmetuara nga RTS, në kuadër të të njëjtit hetim po shoqërohen edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me çështjen. Autoritetet po verifikojnë mënyrën se si janë miratuar dhe shpërndarë fondet e ndërmarrjes publike, si dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Rade Basta ka mbajtur postin e ministrit të Ekonomisë në qeverinë serbe nga tetori i vitit 2022 deri në vitin 2023, kur u shkarkua nga detyra. Ai ishte emëruar në këtë post si përfaqësues i partisë “Serbia e Bashkuar” (Jedinstvena Srbija). Shkarkimi i tij erdhi pas deklaratave publike për nevojën që Serbia të mbante një qëndrim lidhur me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin kundër Ukrainës.

Pas largimit nga qeveria, Basta themeloi lëvizjen politike “Rruga Evropiane” (Evropski put). Hetimet për dëmin e dyshuar financiar ndaj ndërmarrjes publike vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të përcaktojnë përgjegjësinë penale të ish-ministrit dhe personave të tjerë të përfshirë.

spot_img

Artikujt e fundit

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë”, deputetja e PS Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa...

Deputetja e PS-së, Sara Mila, ka deklaruar pasi doli nga SPAK-u se sa herë...

11.11, data që sjell surpriza: Kush prej 12 shenjave del fitimtar sot?

Data 11.11 ka diçka që të bën ta shohësh orën dy herë. Jemi në...

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 tubues

Policia ka vendosur 37 masa administrative ndaj personave që kanë bllokuar rrugën dhe kanë...

Deputetja e PS-së Sara Mila paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

Deputetja e Partisë Socialiste Sara Mila është paraqitur mëngjesin e kësaj e mërkure në...

Më shumë