BallinaVendiAktualitetArrestohet në Tiranë me armë dhe tritol, zbardhet rrëfimi i Urim Metës...

Arrestohet në Tiranë me armë dhe tritol, zbardhet rrëfimi i Urim Metës për trafikun

Publikuar më

spot_img

Një person është vënë në pranga në Tiranë pasi u kap në posedim të armëve të zjarrit dhe kallëpeve të lëndës plasëse, ndërsa gjatë marrjes në pyetje ka pranuar përfshirjen në aktivitet të paligjshëm.

Bëhet fjalë për Urim Metën, i cili sipas burimeve nga hetimi ka pranuar se ishte pjesë e trafikimit të armëve. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, ai ka deklaruar se u përfshi në këtë veprimtari për shkak të vështirësive ekonomike.

“Më kapët dhe e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime”, mësohet të ketë thënë ai.

Sipas hetimeve paraprake, i arrestuari kishte planifikuar shitjen e armëve dhe municioneve për rreth 4 mijë euro, ndërsa kallëpet e tritolit do të shiteshin me çmim rreth 500 euro secili. Ai ka deklaruar gjithashtu se kishte marrë një porosi përmes një ndërmjetësi dhe se destinacioni i dorëzimit ishte Maqedonia e Veriut.

“Porosinë e kam marrë nga një ndërmjetës dhe nuk e di kush ishte personi që do t’i merrte. Unë do t’i transportoja deri atje. Kam marrë 400 euro paradhënie dhe pjesën tjetër do ta merrja pas dorëzimit”, ka thënë ai gjatë dëshmisë.

Ndërkohë, autoritetet dyshojnë se Urim Meta mund të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të trafikimit të armëve dhe lëndëve plasëse. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe për të zbardhur plotësisht këtë aktivitet kriminal.

Artikujt e fundit

Vendimi i GJKKO: Çështja ndaj Ilir Metës kalon në gjykim

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi këtë të mërkurë që...

Horoskopi, 18 mars 2026

Dashi Merrni një mësim të nxjerrë gjatë javës së punës dhe zbatojeni atë në jetën...

Putin “i frikësuar” pas vrasjes së Khameneit dhe Ali Larijanit, bllokon internetin në të gjithë Moskën: Arsyeja, siguria…

Moska po përballet me një ndërprerje totale të internetit celular, një vendim i papritur...

Shqipëria shpall Iranin sponsor të terrorizmit, rezoluta kalon me 79 vota. PD bojkoton

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Shqipëria bëhet vendi i dytë në botë...

Më shumë