BallinaRajoni & BotaÇfarë kërkon Trump në një marrëveshje me Iranin?

Çfarë kërkon Trump në një marrëveshje me Iranin?

Publikuar më

spot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se çdo marrëveshje e mundshme me Iranin duhet të ketë si kusht kryesor dhe të panegociueshëm ndalimin e plotë të programit bërthamor ushtarak.

Duke u përgjigjur në pyetjen se si do të dukej një “marrëveshje e mirë”, Trump tha se prioriteti i vetëm është që Irani të mos posedojë armë bërthamore.

“Pa armë bërthamore, kjo është e para. Mendoj se tashmë ka ndodhur ndryshimi i regjimit – ne nuk e kemi pasur kurrë këtë si kriter”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se zhvillimet politike në Iran mund të kenë ndryshuar situatën në terren.

Sipas tij, çështja e armëve bërthamore përbën rreth 99 për qind të gjithë marrëveshjes së mundshme, duke nënvizuar se pjesa tjetër e detajeve është më pak e rëndësishme krahasuar me këtë objektiv kryesor.

Deklarata e Trump vjen në një moment tensionesh dhe diskutimesh të vazhdueshme ndërkombëtare rreth programit bërthamor iranian dhe përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje të re mes palëve.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani gjatë ditës së sotme pritet të nisin bisedimet për paqe dhe vend mikprites është Pakistani.

Artikujt e fundit

Vodhi një shumë parash në një market në Gramsh, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar është arrestuar në Gramsh pasi dyshohet si autor i vjedhjes në një...

Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë euro mbështetje, qeverinë e keni nga pas

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja për mbështetjen e fermerëve gjatë një...

“Nuk është bllokuar gjë”, Rama për negociatat: Njerëzit e ligj përdorin shqiptarët si mish për top ndaj qeverisë. Nuk e dinë që të japin...

Kryeministri Edi Rama, bashkë me drejtuesen politike të qarkut Fier Belinda Ballaku dhe dy...

Aeroportet evropiane mund të përballen me mungesë karburanti për avionët brenda 3 javësh

Aeroportet evropiane mund të përballen me mungesa të karburantit për avionë brenda tre javësh...

Më shumë