BallinaVendiEkonomiÇmimet në “pritje”, sot mblidhet bordi i naftës, vendimi pritet brenda ditës

Çmimet në “pritje”, sot mblidhet bordi i naftës, vendimi pritet brenda ditës

Publikuar më

spot_imgspot_img

Bordi i Transparencës në tregun e hidrokarbureve do të mblidhet sot për herë të parë, vetëm një javë pas krijimit të tij, në një moment kur çmimet e karburanteve në tregun e pakicës vijojnë të mbeten të larta.

Lajmi është konfirmuar nga Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor. I pyetur nga gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ai bëri të ditur se bordi është aktualisht duke mbledhur informacion mbi lëvizjet e çmimeve në bursat ndërkombëtare, si dhe në tregun vendas të pakicës. Sipas tij, pritet që brenda ditës të ketë një vendimmarrje konkrete lidhur me çmimet e karburanteve.

Sa i përket ndikimit në tregun e produkteve ushqimore, Demo theksoi se rritja e çmimit të naftës dhe efektet e inflacionit kërkojnë kohë për t’u reflektuar. Ai shtoi se institucionet shtetërore do të synojnë të garantojnë transparencë në përcaktimin e çmimeve dhe të marrin masa për të shmangur çdo spekulim në treg.

Vendimi për krijimin e Bordit të Transparencës në tregun e hidrokarbureve u botua në Fletoren Zyrtare më 20 mars. Ky vendim u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, me propozim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Në këtë kuadër, Këshilli i Ministrave vendosi shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe do të funksionojë Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, i cili do të ushtrojë kompetencat e përcaktuara në ligj.

Subjektet dhe institucionet përkatëse janë ngarkuar të paraqesin përfaqësuesit e tyre për përbërjen e bordit, ndërsa çmimet që do të vendosen prej tij gjatë kësaj periudhe do të jenë të detyrueshme për të gjitha subjektet që operojnë në tregun e hidrokarbureve në vend.

Zbatimi i këtij vendimi i është ngarkuar një sërë institucionesh, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, si dhe të gjitha subjektet e licencuara në këtë sektor. Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

spot_img

Artikujt e fundit

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...

Gjykata lë në burg Ylli Zallën/ Zbardhen pretendimet e mbrojtjes gjatë seancës së sotme, avokati: U dorëzua vetë, armët ishin të vjetra

Gjykata ka vendosur masën “arrest në burg” për Ylli Zallën, 49-vjeçarin e shpallur në...

Më shumë

Zbulohet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil, një 29-vjeçar nga Vora dyshohet se nisi konfliktin. Para sulmit me thikë e rrahën në...

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Të mitur me thika dhe maska, policia parandalon përplasjen e 28 adoleshentëve në Kombinat

Një konflikt mes disa grupeve të miturish është parandaluar në kohë nga Policia e...