BallinaVendiAktualitetDetaje nga konflikti me 28 të proceduar në Tiranë/ Sherri nisi në...

Detaje nga konflikti me 28 të proceduar në Tiranë/ Sherri nisi në TikTok, një nga të miturit pretendonte se i kishin ngacmuar motrën. U ndanë në grupe dhe…

Publikuar më

spot_imgspot_img

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga konflikti i parandaluar mes disa të miturve në Tiranë.

Sherri mes të miturve ka nisur nga TikTok-u.

Njëri prej tyre ka pretenduar se i kanë ngacmuar motrën në rrjetet sociale dhe ka mbledhur një grup për t’u konfliktuar. Të miturit ishin ndarë në grupe, mes tyre nga Selita, Yzberishti, 21 Dhjetori dhe ish-Parku.

Të miturit janë grumbulluar dhe kanë bërë edhe video, të veshur me të zeza, dhe i kanë hedhur në TikTok. Me armë të ftohta janë nisur për t’u rrahur, por kanë ndërhyrë agjentët.

Më pas janë lajmëruar familjarët dhe psikologët dhe është bërë i mundur parandalimi i konfliktit.

Policia ka proceduar penalisht 28 persona, ndërsa ka sekuestruar edhe armë të ftohta si thika, kaçavida dhe biçakë.

Tiranë

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi zhvillimin e konfliktit ndërmjet disa të miturve.

Procedohen në gjendje të lirë 28 shtetas të mitur, disa prej të cilëve posedonin armë të ftohta/ mjete të mprehta.

Sekuestrohen 5 armë të ftohta/mjete të mprehta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së informacionit në rrugë operative se disa grupe të miturish do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në Kombinat, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë ndërhyrë për parandalimin e konfliktit.

Në bazë të informacionit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Llambi Bonata”, disa të mitur të ndarë në grupe, të cilët dyshohet se do të konfliktoheshin me njëri-tjetrin. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe i kanë shoqëruar të miturit, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Gjatë kontrollit fizik, disa prej tyre iu gjetën armë të ftohta (thika), kaçavida, si dhe disa maska, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Veprimet procedurale me të miturit u kryen në prani të prindërve dhe psikologëve dhe pas komunikimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 28 shtetas të mitur, të moshave 13-17 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

spot_img

Artikujt e fundit

Erdogan për anëtarësimin e Turqisë në BE: Nuk është më prioriteti ynë, ata do të humbasin, jo ne

Perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është më ndër prioritetet kryesore të Turqisë,...

UÇK i bën bashkë të gjithë në Parlament, Kuvendi i Shqipërisë del me deklaratë të përbashkët: Nuk mund të barazohet agresori me viktimën

Kuvendi i Shqipërisë ka dalë me një deklaratë të përbashkët, pas vendimit të djeshëm...

Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta. Kreu i Partisë së Lirisë,...

Autor i 16 vjedhjeve në lokalet e kryeqytetit, arrestohet 34-vjeçari, kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”

Arrestohet nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1, autori i vjedhjeve me thyerje, në 16...

Më shumë